Bridge huazohet në Brighton

Brighton ka transferuar mbrojtësin e Manchester Cityt, Wayne Bridge në huazim për një sezon.
Bridge, 31 vjeç nuk llogaritej në planet e menaxherit Roberto Mancini dhe ka kaluar te skuadra nga Championship ku me përvojën e tij do të mundohet ti ndihmojë skuadrës e cila sezonin e kaluar luftoi për play-off. Bridge, në dy sezonet e fundit ishte huazuar në West Ham dhe Sunderland.
“Është vështirë të përshkruaj gëzimin tim sepse nuk është lehtë të angazhoni një mbrojtës të nivelit të lartë si Wayne Bridge”, deklaroi menaxheri i Brightonit, Gus Poyet.