PSG, 30 milionë euro për Villan

Sipas medieve spanjolle, Paris Saint Germain ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, David Villa.
Ylli spanjoll mungoi për pjesën më të gjatë të sezonit të kaluar për shkak të një lëndimi të rëndë në ligamentet e gjurit.
Por, pritet të jetë gati për fillimin e edicionit të ri. Në javët e fundit ai është përmendur si objektiv i kampionit të Italisë, Juventus, mirëpo tani thuhet se gjiganti francez është i gatshëm të paguajë shumë të lartë për transferimin e një sulmuesi të kalibrit botëror dhe Villa pa dyshim se është i tillë.