E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bridget Jones alla CIA

07/02/2005  Rregulli numër një: të frekuentosh festat nëpër ambasada. Rregulli numër dy: të dehesh, pas të tjerëve. Stërvitja (e kotë), recetat (anakronike) dhe teknikat (jashtë mode) të agjentëve sekretë, të rrëfyera nga një e diplomuar në harvard, e cila për pesë vite ka punuar si spiune në Ballkan. Dhe që tani ka vendosur: më mirë të jetosh

Pas pesë vitesh, zbulimi i vërtetë i agjentesh sekrete ishte se sa pak sekrete kishte për të zbuluar: “Të vetmit spiunë të famshëm janë ata që tradhëtojnë vendin e tyre”

“Duhet shumë pak për të kuptuar se CIA është një burokraci e madhe, e dominuar nga një kulkturë e cila është lënë tashmë pas për shkak të ndryshimeve në botë. Do të jetë shumë e vështirë që të ndryshohet: duhen të ribëhen shumë gjëra, duke filluar që nga sistemet e trainimit”

Ndoshta Lindsay Moran duhej ta kishte kuptuar që nuk ishte diçka serioze që nga biseda e parë, në një dhomë hoteli në San Francisco, me intervistuesin e CIA-s që kishte ndezur televizorin, në një kanal me kartona të animuar dhe me maksimumin e volumit, për të mos lejuar që të dëgjoheshin nga një armik inekzistent. Dyshimet e aspirantes për tu bërë spiune ishin rritur disi gjatë qëndrimit në zyrat qendrore në Langley, Virginia ku u vendos për të mbikqyrur operacionet në Kazakistan: i mjaftoi ti hidhte një sy topit të letrës së faksit mbi tavolinë për të kuyptuar se prej muajsh askush nuk e kishte vrarë mendjen për atë vend. Por të vërtetën e zbuloi kur i shpjeguan se puna e vërtetë e saj do të konsistonte në rekrutimin e informatorëve duke frekuentuar festat e konsujve nëpër ambasadat jashtë vendit, dhe se një prej talenteve më të spikatur të spiunëve të mëdhenj ishte që të mos deheshin përpara të tjerëve. Pikërisht në atë moment, Lindsay Moran kuptoi se shumë pak nga to që po mësonte në CIA do ta ndihmonin për të mbrojtur vendin e saj.

11 shtatori i dha të drejtë: ndërkohë që terroristët sulmonin Nju Jorkun dhe Uashingtonin, ajo ishte në Shkup, Maqedoni duke kërkuar të siguronte informacione mbi kriminelët e luftës të regjimit të Sllobodan Miloseviçit, nga trafikantë të vegjël që prej saj kërkonin vcetëm dollarët dhe cigarët por që nuk kishin fare haber se ç’bëhej me Radovan Karaxhiçin. Pak pas kësaj, Moran hyri në kontakt me Ahmed, një militant që i rrëfeu se kishte kontakte me terroristë islamikë, por që nga Langley e urdhëruan që të mos e takonte më atë person. Arsyeja: nuk i lejohej të kishte marrëdhënie me trerroristë të dyshuar.

Historia e Ahmed i është shtuar një serie gafash që Linbdsay Moran i ka përmbledhur në një libër “Bloëing my cover: my life as a CIA spy” – “Duke hedhur tej maskën: jeta ime si spiune e CIA-s”, që përbën në fakt aktinb më të fundit dhe më të ashpër të akuzës kundër shërbimeve sekrete amerikane. Degradimin e agjencisë mitike, në fakt, për herë të parë e rrëfen një e re e diplomuar në Harvard, një Bridget Jones i spiunazhit, ëndrrat për aventurë të së cilës u përplasën dhunshëm me realitetin. “U bëra agjente sekrete sepse isha shumë e mrekulluar nga ambienti dhe bota e spiunazhit dhe sepse doja të udhëtoja përreth botës”, thotë Moran e cila flet për Panoramën që nga shtëpia e saj në Uashington, ku jeton pas pesë viteve të kaluara në Agjencinë amerikane të spiunazhit. “Duhet shumë pak për të kuptuar se CIA është një burokraci e madhe, e dominuar nga një kulkturë e cila është lënë tashmë pas për shkak të ndryshimeve në botë. Do të jetë shumë e vështirë që të ndryshohet: duhen të ribëhen shumë gjëra, duke filluar që nga sistemet e trainimit”.

Edhe pas 11 shtatorit, shpjegon Moran, kurset paraushtarakë kanë mbetur identikë ,me ata që ajo vetë ka frekuentuar. Për të arritur në Farm, qendra në Virginia ku janë formuar breza të tërë agjentësh sekretë, ajo futej në një autobus të verdhë, nga ata që transportojnë nxënësit e shkollave, sëbashku me shokët e kursit. Mësoja si të dilja nga një pyll, duke përdorur një hartë dhe një busull. E bënin të caktivizonte bomba dhe të eleminonte rreziqe të tjerë imagjinarë në makinën e saj. Një ditë arriti në një vend të mbushur me gjoja të plagosur: ushtrimi konsistonte në intervistimin e tyre një për një, për të kuptuar se sipas cilës radhë duhej ti shpëtonte. “Në fillim ambasadori”, vendosi ajo, që arrinte të kalonte me notë maksimale çdo provë, por poa mundur dot të flakte tej ndjenjën e kotësisë së gjithë sa po e detyronin të bënte dhe atyre që po mësonte.

Kur do t’i duhej ndonjëherë, gjatë kryerjes së detyrës në të ardhmen, të hidhej me parashutë mbi një stallë? Dhe a qe me të vërtetë e domosdoshme harxhimi i fuqive me të cilat organizoheshin gjoja postblloqe, në të cilët të gjithë flkisnin spanjisht? NJë ditë e detyruan të luante të burgosurën sëbashku me të gjithë shokët e kursit: gardianët flisnin vetëm serbisht. E detyronin ti vinte vërdallë një dhome me muzikë folk me volum maksimal, ndërkohë që ajo duhej të thërriste: “Jam një humbëse”. E detyronin të qëndronmte në gjunjë për orë të tëra dhe fillonin ta hetonin dhe merrnin në pyetje deri kur ajo fillonte të mendonte se nuk bëhej më fjalë për thjeshtë një ushtrim, se ndoshta terroristët e kishin pushtuar me të vërtetë qendrën stërvitore të CIA-s dhe se tashmë ndoshta nuk do të kishte më kurrë mundësi të ishte sërish e lirë. Në fakt, të qënurit e burgosur ishte në fakt një prej atyre pak ushtrimeve stërfitore që ajo i mendonte me të vërtetë të nevojshëm, por menjëherë pas përfundimit të kursit të saj, edhe ai u hoq: një prej shoqeve të saj ishte ankuar për keqtrajtimet dhe në CIA, zërave dhe ankesave e brendshme u frikësohen, të paktën po aq sa edhe Bin Ladenit.

E kishte kuptuar që nga fillimi që kishte përfunduar në një post të çuditshëm. Sapo ishte pranuar dhe i ishte nënshtruar proceseve stërvitorë, i ishte dhënë një tjetrë identitet, ishte kompletuar me dokumenta të rinj dhe iu kërkua që të mos i tregonte askujt se ku punonte tashmë, madje as edhe të ëmës. Në këtë mënyrë, Lindsay Moran u bë Alice Applegate, krejtësisht tjetër person.

NJë mëkat i vërtetë që në festa ndodhte që një koleg budalla e prezantonte tek miqtë me emrin e saj të vërtetë. Filloi tu thotë njerëzve se punonte për qeverinë, fjali pas së cilës shpesh herë merrte këtë përgjigje: “Të gjithë ata që punojnë në CIA, kështu thonë”.

Vështirësitë nuk kishin fund. I fejuari i saj ishte i huaj, një bullgar me të cilin më vonë u nda, dhe sa herë që dëshironte ta shikonte duhej të përpilonte një modul: shpesh herë leja mbërrinte pas përfundimit të vizitës dhe për personin e gabuar. Paranoja kishte pushtuar praktikisht cdo aspekt të jetës së përditshme të agjencisë: kur drejtori i operacioneve të fshehta u kap me sekretaren e tij në një garazh, punëtorët nuk u skandalizuan nga historia seksuale, por nga fakti që pikërisht ai nuk kishte mundur të ruante një sekret.

Në Ballkan, Moran e kaloi pjesën më të madhe të kohës në detyrë duke ardhur vërdallë nëpër Shkup dhe duke u përpjekur për të zhdukur gjurmët ndaj agjentëve armiq. “Objektivin, për të mërzitur kundërshtarët deri sa të përgjumeshin, ti bezdiste për vdekje”, e kishte mësuar në kurs. Por në fund, legjenda e jetës së dyfishtë ia la vendin bezdisë së të jetuarit në klandestinitet, pa fituar asgjë: “Po të kisha patur ndjesinë se po bëja fdicka të rëndësishme nuk do ta kisha lënë kurrë agjencinë, po kështu nuk kishte fare kuptim”, thotë Moran.

Pas pesë vitesh, zbulimi i vërtetë i agjentesh sekrete ishte se sa pak sekrete kishte për të zbuluar: “Të vetmit spiunë të famshëm janë ata që tradhëtojnë vendin e tyre”, i kujtonte asaj një koleg. Megjithatë, largimi nga agjencia ishte i vëhstirë, të paktën po aq sa hyrja: për të arritur këtu dueshin mbushur formularë të pafund. Por tani, jeta e dyfishtë e Lindsay Moran është rikthyere sërish në një të vetme. Dhe pas një muaji do të bëhet nënë: po të kishte qëndruar në CIA, ndoshta ai fëmijë nuk do të kish lindur kurrë.

Agjenci paranojake

E kishte kuptuar që nga fillimi që kishte përfunduar në një post të çuditshëm. Sapo ishte pranuar dhe i ishte nënshtruar proceseve stërvitorë, i ishte dhënë një tjetrë identitet, ishte kompletuar me dokumenta të rinj dhe iu kërkua që të mos i tregonte askujt se ku punonte tashmë, madje as edhe të ëmës. Në këtë mënyrë, Lindsay Moran u bë Alice Applegate, krejtësisht tjetër person. Vështirësitë nuk kishin fund. I fejuari i saj ishte i huaj, një bullgar me të cilin më vonë u nda, dhe sa herë që dëshironte ta shikonte duhej të përpilonte një modul: shpesh herë leja mbërrinte pas përfundimit të vizitës dhe për personin e gabuar. Paranoja kishte pushtuar praktikisht cdo aspekt të jetës së përditshme të agjencisë: kur drejtori i operacioneve të fshehta u kap me sekretaren e tij në një garazh, punëtorët nuk u skandalizuan nga historia seksuale, por nga fakti që pikërisht ai nuk kishte mundur të ruante një sekret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›