E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqetësim për reformat në Rusi

07/02/2005  “Në të vërtetë, mendimi ynë është për një kombinim ndihmë dhe mbështetje të atyre në Rusi që dëshirojnë të mbështesin reformat demokratike si dhe bisedimeve të vazhdueshme me qeverinë ruse në lidhje me ao që pret bota prej tyre”,

Sekretarja e Shtetit, Condi Rice shprehu edhe një herë shqetësim për hapin e ngadaltë të reformave demokratike në Rusi por shtoi se ndërmarrja e veprimeve për të izoluar Moskën do të kishte në fakt poasoja negative.

Rice bëri të qartë se ndërkohë që SHBA po vëzhgonin situatën e brendshme në Rusi, atoi nuk kërkonin sanksionemadhore kundër Moskës: “Nuk mendoj se zgjidhja është izolimi i Rusisë nga prirjet e gjera që po zhvillohen në botë”, u tha gazetarëve kryediplomatja amerikane në avionin e saj rrugës nga Varshava për në Ankara.

“Në të vërtetë, mendimi ynë është për një kombinim ndihmë dhe mbështetje të atyre në Rusi që dëshirojnë të mbështesin reformat demokratike si dhe bisedimeve të vazhdueshme me qeverinë ruse në lidhje me ao që pret bota prej tyre”, tha ajo.

Më herët, në Varshavë, Sekretarja amerikane e Shtetit i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir putin dhe administratës së tij që të përshepjtojë reformat demokratike, dhe të ruante e mbronte lirinë e shtypit si një kusht i domosdoshëm për thellimin e marrëdhënieve me Uashingtonin dhe demokracitë europiane. Por që nga avioni, ajo mohoi sugjerimet se SHBA do të ndërpriste ndihmën që Rusia të hykjë në Orgfanizatën Botërore të Tregtisë si një shenjë e pakënaqësisë për të dhënat e Putinit mnë lidhje me reformat demokratike.

“mendoj se kjo do të ishte e gabuar, të izolosh Rusinë nga efektet dhe ndikimet e dickje si Organizata Botërore e Tregtisë”, vërejti Rice, duke shtuar se OBT, duke liberalizuar ekonomitë, “ndikon fuqimisht në nxitjen e zhvillimeve demokratike”.

Ajo i bëri këto deklarata afro dy javë pasi Bushi u betuia në fjalimin e inaugurimit si president në mandatin e dytë se progresi në demokraci do të ishte test për marëdhëniet e Uashigntonit me cdo udhëheqës dhe cdo komb në të gjithë botën.

Por ajo e përshkroi këtë si një qëllim i gjerë dhe pranoi limitet amerikane duke thënë: “Ne jemi tërësisht të bindur se kjo është dicka që bëhet nga brenda”. Ajo vërejti se SHBA shpenzuan 43 milionë dollarë vitin e kaluar për të nxitur programe demokratike në Rusi dhe kishin bashkëpunim të mirë me Moskën për shumë cshtje, përfshirë luftën kundrë terrorizmit dhe Afganistanin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›