E Hënë, 2 Nëntor 2026

Duam ndihmë për Lindjen e Mesme

07/02/2005  Condi Rice viziton Turqinë dhe “qetëson” vendasit

“Një prej arsyeve të vizitës time është për t’u thënë turqve se ne jemi tërësishtr të përkushtuar për një Irak të bashkuar”, tha Rice që nga avioni me të cilkin udhëtonte. “Këtë mesazh po e bëjmë të qartëpërmes të gjithë kanaleve që kemi në Irak”

“Ndjenjat negative që cdo palë ka për tjetrën do të zhduken kur procesi i paqes të hyjë në veprim dhe shtetet palkestinezë e izraelitë të jetojnë në paqe, si fqinjë të mirë”shtoi Gul.

Shtetet e Bashkuara duan ndihmë nga Turqia dhe vende të tjera për të ruajtur vrullin kundrejt paqes në Lindjen e Mesme, dhe nxitja e dhunës antihebreje si dhe ndjenja të tila duhet të marrin fund, tha dje Sekretarja e Shtetit, Condi Rice. Gjithashtu, ajo u përpoq të sigurojë Turqinë se administrata e Bushit dëshiron që Iraku të mbetet një e i pandarë dhe në paqe me fqinjët e tij.

“Izraeli meriton që të jetojë në paqe në Lindjen e Mesme dhe populli hebre meriton respektin e fqinjëve të tij”, tha Rice, pas takimeve që pati me Presidentin turk Ahmet Sezer dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Abdullah Gul.

“Ne kemi qenë shumë të qartë që asnjë lloj nxitjeje nuk mund të injorohet”, tha Rice, duke shtuar se qeveritë arabe nuk mund të thonë në mënyrë të vazhdueshme që mbështesin paqen, ndërkohë që tolerojnë kategorizimet e tmerrshme që u bëhen hebrenjve nëpoër media.

“Po shohim se cfarë mund të bëjmë për të ruajtur këtë vrull”, drejt paqes mes Izraelit dhe Palestinezëve, tha Rice përpara se të largohej nga Turqia për në Jerzulaem, ku do të takonte kryeministrin izraelit Ariel Sharon dje. Sot, Rice do të shkojhë në Bregun Perëndimor për bisedime me udhëheqësin e sapozgjedhur të palestinezëve, mahmud Abas.

Gul, nga ana e tij u mundua të minimizojë të gjithë ndjenjat antiamerikane dhe antiizraelite në rajon. “Tani që Izraeli dhe palestinezët kanë qeveritë e tyre, do të jetë e mundur që vendet e tjerë të ofrojnë më shmë ndihmë në procesin e paqes”, tha ai.

“Ndjenjat negative që cdo palë ka për tjetrën do të zhduken kur procesi i paqes të hyjë në veprim dhe shtetet palkestinezë e izraelitë të jetojnë në paqe, si fqinjë të mirë”shtoi Gul.

Turqia është një aleat shumë i rëndësishëm i SHBA, mes Europës dhe Lindjes së Mesme. Por ndjenjat amerikane kanë qenë të larta në Turqi, që nga koha e nisjes së luftës në Irakun fqinjë.

Më herët, Rice tha se Izaeli dhe palestinezët duhet të kontrollojn rrugën e tyre drejt paqes, me ndihmën e vendeve të Lindjes së Mesme dhe të tjerëve. Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për një rol udhëheqësi tani, tha Rice të shtunën. “Kur përfshirja jonë do të ketë nevojë të marrë një tjhetër formë, ne këtë do të bëjmë”, tha Rice në Ankara, ndalesa e saj e fundit në pjesën e parë të udhëtimit në Europë dhe në Lindjen e Mesme.

Më vonë, në këtë udhëtim të sajin si kryediplomatkja e administratës së Presidentit Bush, Rice rikthehet në Europë për ndalesa në Itali, Francë, Belgjikë fdhe Luksemburg. Disa prej ndalesave të saj europiane do të shërbejnë edhe për të hapur rrugën për udhëtimin e vetë presidentit amerikan në Europë më vonë këtë muaj.

Rice u takua me kryeministrin turk, Erdogan të shtunën. Turqit shqetësohen se lufta në Irakun fqinjë mund të cojë në disintegrimin e vendit dhe krijimin e një shteti kurd në rajonet veriore. NJë gjë e tilë mund tu japë guxim kurdëve në Turqinë juglindore, ku ushtria turqe ka luftuar kundër rebelëve kurdë që prej vitit 1984. Nga luftimet deri tani kanë mbetur 37 mijë të vdekur.

“Një prej arsyeve të vizitës time është për t’u thënë turqve se ne jemi tërësishtr të përkushtuar për një Irak të bashkuar”, tha Rice që nga avioni me të cilkin udhëtonte. “Këtë mesazh po e bëjmë të qartëpërmes të gjithë kanaleve që kemi në Irak”.

Marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Turqisë janë tendosur disi qëkurse parlamenti turk refuzoi në 2003 të pranonte kalimin e ushtarëve amerikanë për pushtimin e Irakut, të cilin pjesa më e madhe e turqve e kundërshtonin fuqimisht.

Ndërkohë, pjesa në Lindjen e Mesme e udhëtimit të Rice i jep asaj një shans për të takuar secilin prej aktorëve kryesorë në ato që mund të jenë negociatat e reja për paqen.

Sekretarja amerikane e Shtetit nuk do të marrë pjesë në takimin Sharon Abas që do të zhvillohet në Egjipt javën e ardhshme. “Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që ky të jetë një proces i vetë palëve të nteresuara, të zotërohet nga vetë ato”, si dhe fqinjët e tjerë tha Rice. Ajo shtoi se SHBA do të ofrojë ndihmë në disa mënyra të mundshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›