Briegel këshilla on-line Perandorit Terim

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, gjermanin Hans-Peter Briegel është shfaqur si këshilltari on-line i "Perandorit" Fatih Terim. Briegel, i cili drejtoi për pak muaj skuadrën e kryeqyteti turk, Ankaragycy, e ka këshilluar trajnerin e Turqisë të bëjë ndyshime radikale pas humbjes me Portugalinë (2-0) në ditën e parë.
Sfida e radhës për skuadrën e "gjysmëhënës" është ajo kundër Zvicrës vendase (sot ora 20:45), ku nga rezultati i saj do të varet edhe fati i mëtejtshëm i dy skuadrave.
"Nëse Terimi ndryshon në ekip të paktën lojtarët në gjashtë pozicione, dhe ai ka në dispozicion mjaft lojtarë të mirë, atëherëe do të ketë shanse për fitore kundër Zvicrës", - është shprehur ish-trajneri i Galatasarajit e Trabzonsporit për faqen gjermane Sport1.de.
"Nëse Turqia do të vendoset në lojë sërish si kundër Portugalisë, atëherë nuk do të ketë shanse më", - thekson ish-lojtari i Kombëtares gjermane.