Malindi, i gjashti më preferuar te Slavia

Edhe pse luajti vetem pjesën e dytë të sezonit me Slavian e Sofjes, ish-sulmuesi i Partizanit, Enco Malindi ka mundur të fitojë zemrat e tifozëve të ekipit bullgar.
Në një sondazh të publikuar në një forum të tifozë të Slavias, sulmuesi shqiptar i Kombëtares U-21 është zgjedhur lojtari i gjashtë më i preferuar, në një listë me 32 lojtarët e regjistruar zyrtarisht me Slavian e Sofjes.
Malindi ka marrë 180 pikë, teksa i pari, Jordan Gospodinov ka grumbulluar 399 "tocki". I dyti vjen Zdravko Lazarov (285) dhe podiumin e kompleton Deniran Ortega (270).