E Diel, 1 Nëntor 2026

Globalizmi i futbollit, Bota sa një fshat

Bota e futbollit është shndërruar në një "fshat", ku prejardhja e e lojtarëve nuk luan më asnjë rol. Dy sulmuesë të lindur në Poloni (Kloze, Podolski) luajnë për fanellën e Gjermanisë, pikërisht kundër Polonisë, tre turq luajnë për Zvicrën kundër Turqisë dhe rrënjët e sulmuesit më të mirë të Suedisë, Zlatan Ibrahimovic gjenden në Ballkan.
Në Kampionatin Europian, që po luhet në Zvicër e Austri, gjen në gjirin e thuajse të 16 skuadrave lojtarë apo aktorë që në kanë prapavijë emigracioni.
"Bota ka ndryshuar",- thotë trajneri i Polonisë, Leo Benhaker. Dhe kjo mund të konstahotet shumë thjesht. Te skuadra e tij luan braziliani Roger Guerrero, të cilin vetë Benhaker e ka nxitur të pranojë nënshtetësinë polake, për ta pasur si kundërbalancë të trios polako-gjermane Lukas Podolski, Miroslav Kloze dhe Piotr Trockovski.
Ironia është therrëse. Kur Podolski shënoi dy gola kundër atdheut të tij natyral, Polonisë, kamerat kapën emocionet e tradhëtuara të prindërve të tij, ndërkohë që vetë futbollisti i shndërruar në një gjerman festoi shumë ftohtë. "Unë kam një familje të madhe në Poloni, unë jam lindur atje. Për këtë duhet të tregoj respekt", - tha sulmuesi i Bajernit të Munihut. Por në bluzën e tij është stampuar stema e Gjermanisë. "Unë jam formuar si futbollist në Gjermani", -shton ai.
Realiteti gjerman i futbollit dëshmon një kombëtare kozmopolite, një realitet multietnik të bashkuar në tri ngjyra: të zezë, të kuqe dhe të verdhë. Të parët që veshën bluzën gjermane ishin Sean Dundee (Afrika e Jugut) dhe Paulo Rink (Brazil).
Në Euro 2008 ka disa lojtatë me rrënjë jashtë Gjermanisë, që mund të zgjidhnin edhe një ekip tjetër kombëtar: Klose dhe Podolski (të dy nga Polonia) , Mario Gomez (Spanja), Kevin Kuranji (Brasilien ose Panama) dhe Oliver Neuville (Italnë ose Zvicrën). E njëjta gjë vlen edhe mesfushorin Trocovski (Poloni) dhe David Odonkor (Gana).
Por edhe te ekipet e tjera ka pasur lojtarë të mëdhenj me origjinë jo të vendit për të cilin ata luanin. Në Kampionatin Botëror 1998, dy lojtarët që udhëhoqën vendin organizator, Francën, drejt fitimi të titullit ishin "algjeriani" Zinedin Zidan dhe ganezi Marsel Desaji. Edhe Anglia e Holanda përfitojnë prej vitesh nga "fëmijtë" e ish-kolonive të tyre.
Po në këtë linjë, ekipe të ndryshme europiane kanë në gjirin e tyree lojtarë që vijnë nga emigracioni, sidomos nga vendet ballkanike, pa harruar se disa vinë nga Kolumbia e Bregu i Fildishtë.
Zvicra është një shembull i qartë: 12 lojtarë me kombësi të dyfishtë bëjnë pjesë në "ajkën e futbollit" të vendit mikpritës.
Gjeografia është e gjërë dhe përfshin nëntë vende origjine: Valon Behrami (kosovar), Diego Benaglio (italian), Eldin Jakupovic (boshnjak), Johan Djourou (Bregu i Fildishtë), Pilipe Senderos (spanjoll), Patrik Myler (austriak), Rikardo Kabanas (spanjoll), Gokhan Inler (turk), Hakan Yakin (turk), Eren Derdiyok (turk), Gelson Fernandes (Kepi i Gjelbër) dhe Johan Vonlanthen (kolumbiane).
Valon Behrami, lojtari më i mirë i Zvicrës në takimin kundër Cekisë, mund të mos ishte pjesë e formacionit helevetik. Drejtësia zvicerane dy herë ishte pranë vendimit për ta dëbuar familjen e Behramit nga qyteti Tesin. Por, djaloshi me një talent të spiktatur arriti të fitojë pasaportën zvicerane falë politikave sportive.
Por, ka dhe raste të kundërta. Binjakët turq Altintop mund të zgjidhnin fare lehtë Gjermaninë ku jetojnë prej vitesh prindërit e tyre, por zgjodhën vendin e tyre të origjinës. Për Turqinë luan braziliani Mehmet Aurelio, i cili në të vërtetë quhet Marco Aurelio Brito dos Prazeres, duke u bërë lojtari i parë jo-Turk që vesh bluzën e kuqe me yll e gjysmëhënë.
Duke parë të gjitha ekipet statistikat ofrojnë 12 lojtarë me dy nënshtetësi të Zvicra (rekord në Euro 2008), 10 lojtarë për Francën, 6 lojtarë për Austrinë (përfshirë edhe shqiptari Ronald Gërcaliu). Kroacia ka 5 lojtarë të "dyfishtë", Portugalia (5), Holanda (4), Gjermania (4), Polonia (3), Turqia (3), Suedia (3), Spanja (1), Italia (1), Greqia (1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›