Briegel shkarkohet nga posti i trajnerit të Bahrejnit

Nga Altin Manallari
Ish-tekniku Shqipërisë, gjermani Hans-Peter Briegel nuk do të jetë më trajneri i Bahreinit. Një gjë e tillë është mësuar pikërish dje, kur edhe shtypi ndërkombëtar ka lajmëruar, se Federata e Futbollit të këtij vendi ka shkarkuar gjermanin nga posti i trajneri të Kombëtares. Vendimtare ka qenë humbja 2-1 kundër Arabisë Sudite, në ndeshjen e luajtur në ditën e hapjes së Kupës së Gjirit. Vendin e Briegelit në këtë post e ka zënë zëvendësi i tij, Marjan Eid. Ish-futbollisti i Gjermanisë, i cili "braktisi" Shqipërinë i joshur nga paratë sheikëve, kishte firmosur në muajin qershor të 2006-ës, një kontratë deri në 2008-ën, por që tashmë është ndërpresë në fillimet e saj. Bahreini i ka treguar derën dhe ai tashmë figuron në listën e trajnerëve të papunë.