Tare, një xhest të shëmtuar ndaj trajnerit Delio Rossi

Igli Tare dhe trajneri i tij te Lacion, De Rossi tashmë janë pozicionuar në pole të kundërta dhe e shfaqin një gjë të tillë dukshëm. Por për fat të keq është pikërisht shqiptari ai që i ka vënë vulën prishjes së kësaj marrëdhënieje, kur një xhest jo i këndshëm të Tare. Një gjë e tillë ka ndodhur në fund të miqësores së zhvilluar të premten mes Lacios dhe Colleferro (6-1). Tare, i zbritur në fushë me skuadrën amatore, pasi ka shënuar golin e vetëm të diletantëve, ka bërë një xhest të shëmtuar në drejtim të trajnerit Delio Rossi, një shenjë që tregonte se mes atyre të dyve tashmë gjithcka është prishur. Sulmuesi shqiptar, i kërkuar nga Xhenoa, Bolonja, Torino e Breshia, duket se ka ndërmend të largohet pas kësaj nga klubi lacial. Ndërkohë që Lacion duket se është shumë pranë një tjetër sulmuesi David Moreno nga Real Madrid
Altin Manallari