E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krespo: Një natë magjike!

10/03/2005  Sulmuesi i Milanit, Hernan Krespo, është një nga më të lumturit, pas ndeshjes kundër Mançesterit dhe jo vetëm sepse shënoi golin e fitores: “Goli më takoi mua në të dyja ndeshjet, por Milani ka qenë i shkëlqyer në harkun e 180 minutave. Na ndihmoi fakti që kishim fituar në “Old Trafford” dhe mund të përfitonim nga dëshpërimi i tyre dhe t’i ndëshkonim. Jam i lumtur për kualifikimin, arritur kundër një skuadre shumë të fortë, por edhe për golin e rëndësishëm që shënova”. Një gol me të vërtetë shumë i bukur, gjë që e pranon edhe vetë sulmuesi argjentinas: “E pranoj që ishte një gol i bukur, megjithëse për momentin nuk e kuptova atë që kisha bërë. Zakonisht e kupton vetëm pasi i sheh në televizion, të regjistruar. Sinqerisht, po më mundonte shumë fakti që akoma nuk kisha shënuar një gol me kokë te Milani dhe më në fund ia dola mbanë”. Për Krespon nuk është ndonjë moment i shkëlqyer, por golat po vijnë rregullisht, pothuajse një për ndeshje. “E rëndësishme është që të jesh i dobishëm edhe kur nuk je në maksimum, pastaj nuk ka shumë rëndësi, nëse shënon apo jo. Ajo që vlen është fitorja e skuadrës. Goli i së martës ishte një kënaqësi e papërshkrueshme, sepse shënova poshtë vendit, ku ndodheshin tifozët ultras të Milanit, në një moment, kur ishte themelore të mbyllnim ndeshjen”, përfundon deklaratën e tij, Hernan Krespo, i cili merr edhe komplimentat e Adriano Galianit: “Ishte një ndeshje e shkëlqyer, me një Krespo madhështor. Nuk është e lehtë të luash atje përpara, i vetëm për gjithë ndeshjen”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›