Kinë, vdesin 46 punëtorë nga shpërthimi në minierë
Nga një shpërthim në një minierë kineze kanë humbur jetën të paktën 46 punëtorë. 12 minatorë llogariten të humbur, njofton agjencia e lajmeve Xinhua. Shpërthimi i lëndës eksplozive ndodhi në minierën e qymyrit në rajonin Veidong, në provincën e Kinës qëndrore, në Henan. Në kohën e aksidentit besohet se kanë qenë në ambientet e galerive të paktën 72 minatorë. Në minierat e qymyrit në Kinë vdesin çdo vit mijëra minatorë. Veçanërisht minierat e vogla mbahen për mangësi në rregullat e sigurisë. Kina mbulon më shumë se dy të tretat e prodhimit të energjisë së nevojshme të vendit nga qymyri.