Qeveria u jep Vrionasve 1,9 milionë euro
14/07/2011 Gjyqi i pronave
Familja Vrioni është përfituese e shumës 1 milion e 900 mijë euro pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Shuma është vënë në dispozicion të përfituesve si dëmshpërblim ndaj fitimit të çështjes gjyqësore me shtetin shqiptar mbi pronësinë e familjes Vrioni. Kështu, me propozim të ministrit të Drejtësisë qeveria vendosi dje “ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 7.12.2010 për çështjen nr. 35720/04 dhe nr. 42832/06, “Vrioni dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në shumën 1 900, 000 (një milion e nëntëqind mijë) euro, si dhe pagesën e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin në masën 10 për qind të kësaj shume.” Për ekzekutimin e këtij vendimi autoriteti përgjegjës është Ministria e Financave dhe afati përfundimtar për kryerjen e ekzekutimit është data 18.07.2011. “Efekti financiar i parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit”, - thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë. Në pikën 4 të vendimit nënvizohen dhe emrat e përfituesve të këtij dëmshpërblimi. “Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1 të këtij vendimi të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve: z. Shahin Vrioni, z. Oliver Vrioni, z. Dario La Francesca dhe z .Gherardo La Francesca dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma në datën e kryerjes së pagesës.” Ndërsa pagimi i shumës së depozituar sipas pikës 4 të këtij vendimi në favor të ankuesve të bëhet nga Ministria e Financave, por “pas paraqitjes së të gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit nga ana e ankuesve”, - sqaron VKM-ja. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.