Britani, 6 javë burg për dhunuesin e Murdoch

Jonnie Marbles, është dënuar me gjashtë javë burgim, pas incidentit të ndodhur me Rupert Murdoch në 19 korrik.
Marbles ka tentuar të gjuajë me një tortë, ose me një pjatë me shkumë të bardhë, ndaj Rupert Murdoch, ndërsa manjati dhe djali i tij James, ishin duke dëshmuar para gjykatës për skandalin ndërkombëtar mediatik.
Përpara trupit gjykues, në seancën e zhvilluar dje, Marbles ka pranuar fajin.