Itali, miratohet ndalimi i burkës

Një komision parlamentar i Italisë ka miratuar projektligjin që ndalon gratë të mbajnë shami, që mbulojnë tërësisht fytyrat e tyre në publik.
Drafti i miratuar nga komisioni për çështje kushtetuese ndalon gratë të veshin burka, nakib apo veshje të ngjashme.
Drafti pritet të përcillet në parlamentin italian.
Franca dhe Belgjika janë dy vendet evropiane që kanë ndaluar rreptësisht mbajtjen e vellos që mbulon fytyrën në publik.