E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Senati aprovon ligjin për borxhin

Senati Amerikan ka votuar marrëveshjen për shkurtimin e shpenzimeve. Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar marrëveshjen për rritjen e kufirit të borxhit amerikan, duke kaluar pengesën e fundit vetëm disa orë para afatit të Departamentit të Thesarit. Marrëveshja është miratuar mes liderëve të partive dhe Obamës. Në mbledhjen e Senatit, marrëveshja për borxhin u miratua me 74 vota pro. Ndërkohë që 26 senatorë kanë votuar kundër marrëveshjes, ku për miratimin e së cilës duheshin 60 vota. Ajo do t`i dërgohet për nënshkrim presidentit Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›