E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Marrëveshja për borxhin, hap i rëndësishëm

Presidenti amerikan, Barack Obama ka përshëndetur miratimin e legjislaturës për rritjen e kufirit të borxhit amerikan.
 

“Kongresi ka miratuar tashmë një kompromis për të reduktuar deficitin dhe për të shmangur moslikudimin që do të shkatërronte ekonominë tonë. Ishte një debat i gjatë dhe unë dua të falënderoj popullin amerikan për presionin ndaj zyrtarëve të tyre të zgjedhur, për të lënë mënjanë politikën dhe për të punuar së bashku në të mirën e vendit", tha presidenti Barak Obama.
 

Ligjvënësit amerikanë ishin përballë afatit të fundit, që është mesnata e dy gushtit.
Në rast të mosmiratimit të legjislaturës, Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje të paguanin të gjitha faturat, çfarë do të ndikonte edhe në tregjet globale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›