OKB, më 24 gusht, seancë për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të diskutojë më 24 gusht gjendjen në Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, do të paraqesë para anëtarëve të Këshillit raportin e rregullt tremujor për Kosovën.
Javën e kaluar, organi i OKB-së ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë.