E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, Brown përgënjeshtron dyshimet mbi shëndetin

Kryeministri britanik, Gordon Brown mohoi hamendësimet politike sipas të cilave ai po merr mjekime të ndryshme dhe u shpreh se ndodhet në një gjendje shumë të mirë shëndetësore për të drejtuar vendin e tij.
Gjatë një interviste për rrjetin televiziv BBC, që shënon fillimin e konferencës vjetore të partisë së tij Laburiste në pushtet, Brown u pyet në lidhje me zërat që qarkullojnë në Westminster, se ai "merrte medikamente për dhimbje dhe mjekime të tjera plotësuese për ta ndihmuar atë të kryente detyrën e tij". "Absolutisht jo, kjo është një lloj pyetje që po bëhet çdo ditë e më shumë pjesë e fushës leksikore të politikës britanike", u shpreh Brown.
"Kur dikush pyet për çështje të tilla, në mënyrë të veçantë për shikimin tim, mendoj se kam bërë gjithshka për t'u treguar qartë se e kryej plotësisht detyrën time edhe pse vuaj nga mungesa e shikimit në njërin prej syve, që e kam si pasojë e një aksidenti gjatë një ndeshje ragbie (futboll amerikan)", deklaroi kryeministri.
Brown ka humbur shikimin në njërin sy pas një aksidenti që pësoi gjatë një ndjeshjeje ragbie, kur ishte adoleshent dhe ka kryer disa operacione për të mos humbur shikimin edhe në syrin tjetër.
Ish-ministri i Financave, i cili renditet pas Konservatorëve në sondazhe para zgjedhjeve të parashikuara për qershorin e vitit të ardhshëm, është përballur me pikëpyetje të shumta në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, javët e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›