Britani, Facebook zbulon shefin e 007
John Sauers ishte emëruar prej pak kohësh si kreu i ri i agjentëve 007 të Mbretëreshës Elizabetë, por sekreti i tij u zbulua pa dashje nga e shoqja nëpërmjet Facebook. Fotografi të ambasadorit aktual të Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, adresa, të dhëna të tjera familjare, u publikuan në rrjetin social nga e shoqja, që bashkë me miqtë dhe të afërmit uronin Sauers për punën e re. Kreu i Shërbimit Secret Britanik nis punën në nëntor, por tanimë me sigurinë e tij të kompromentuar bie në dyshim puna e tij e re. Në fakt gruaja e Sauers nuk e kishte bërë llogarinë e saj në Facebook të limituar, por e kishte lënë të hapur për 200 milionë anëtarët e rrjetit social. Interneti, Facebook apo rrjete të tjera natyrshëm mund të përdoren edhe nga terrorristët, të cilëve mesa duket nuk u nevojitet shumë mund e djersë për të zbuluar jetën e një kryeagjenti me një karrierë 20-vjeçare.