Britani, motrat e dënuara me vdekje
Ashli dhe Alisha Lenon 6 dhe 3 vjeç nga Britania e Madhe duken si dy vajza plot jetë e shëndet, por e vërteta e hidhur është se ato nuk do të mbushin kurrë 12 vjeç. Të dy motrat janë të sëmura me një sëmundje gjenetike të njohur si Battens, virusi i së cilës po shkatërron sistemin nervor të tyre dhe po i çon drejt vdekjes së sigurt. Jetëgjatësia maksimale e një fëmijë të infektuar me këtë sëmundje është deri në 8 vjet. Vajza e madhe Ashli nuk flet dhe nuk ecën nuk ushqehet dot vetëm, dhe po verbohet. Ajo ishte vetëm 4 vjeç kur pati krizën e parë të epilepsisë. Me kalimin e kohës ato u shtuan. Nëna e saj Jayne filloi të kërkonte në internet dhe kuptoi sëmundjen e vajzës së saj. Pas lajmit të hidhur që iu konfirmua nga mjekët, asaj ju desh të përballej me një tjetër lajm edhe vajza e vogël, kishte të njejtën sëmundje. Nëna 35-vjeçare thotë se nuk e përballon dot faktin se dy vajzat e saj të vogla i pret vdekja në një moshë kaq të vogël. Sëmundja është e trashëgueshme, e rrallë dhe e pakurueshme. Zonja Lennon, e cila ka edhe një vajzë tjetër më të madhe, por të shëndetshme i ka futur dy motrat në shkollë dhe kopësht dhe mundohet të shijojë çdo moment me to, duke ditur se së shpejti nuk do t’i ketë më në krahët e saj.