E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet drogë në Korçë nga Lazarati

Policia e Korçës, ka prangosur një person dhe ka sekuestruar 30 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. I arrestuari është Belul Toto 21 vjeç nga fshati Lazarat i Gjirokastrës dhe ndalimi i tij, është bërë në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Sipas policisë, droga ka qenë e fshehur në bagazhin e makinës së 21-vjeçarit. Ajo ishte e ndarë në dy çanta dhe e paketuar në 30 pako. Mësohet se lënda narkotike kishte si destinacion shtetin fqinj Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›