Greqi, gjenden 200 kg drogë e granata në kufi me Shqipërinë
JANINË- Policia kufitare greke ka gjetur në një zonë malore të thyer dhe të pyllëzuar në vendin e quajtur Amarant të Konicës të prefekturës së Janinës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, një sasi droge dhe municionesh.
Droga dhe municionet ishin të mbështjella me najlon dhe të mbuluara me gjethe fieri. Policia gjeti dhe konfiskoi, 9 qese me 200 kg hashash, 20 granata mbrojtëse pa siguresë, 2 kuti metali ku ndodheshin 20 siguresat dhe 1 karikator kallashnikovi.
Zona ka qenë nën vëzhgim nga policia, por askush nuk u shfaq për të marrë drogën dhe municionet. Po hetohet për të identifikuar dhe arrestuar personat që kanë fshehur drogën dhe armët.
(e.m/BalkanWeb)