Akuzat e Martyt Berisha - EULEX-it dhe Hages Hetoni

Berisha Marty avokat i krimeve serbe akuza te pabaza. Berisha Nishanit Leter Hages te hapur per hetime
Kryeministri Sali Berisha ftoi dje ne emer te qeverise shqiptare EULEX-in dhe Hagen qe te fillojne hetimin ne lidhje me akuzat e Dick Martyt dhe i garantoi se nuk do te kete asnje pengese nga autoritetet ne Shqiperi. Duke folur ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave Berisha beri te qarte se Shqiperia mbeshtet hetimin edhe pse te gjitha akuzat e ngritura jane te pabazuara ne fakte. Berisha garantoi se qeveria do te ofroje te gjitha lehtesirat dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve shqiptare. Kryeministri njoftoi se delegacioni shqiptar ne KE do te nise punen me nje kerkese te vetme dhe unike qe Dick Marty ti dorezoje provat nese ka te tilla autoriteteve te EULEX-it perndryshe vijoi Kryeministri ai ka bere nje abuzim shume te rende me besimin e ketij institucioni anetar i te cilit eshte Shqiperia. Z. Berisha reagoi dje ndaj raportitte komisionerit Dick Marty duke i quajtur te pabaza akuzat e tij per trafik organesh. Berisha e cilesoi autorin si nje avokat te papermbajtur te krimeve te shemtuara mbi shqiptaret. Ai deklaroi se Shqiperia fton EULEX-in te filloje hetimin duke garantuar se nuk do te kete asnje pengese te ketij procesi. Pavaresisht se raporti i Dick Martyt flet per akte makabre duke mos paraqitur as edhe nje fakt te vetemhellip ne ftojme EULEX-in te ndermarre hetimin dhe garantojme te gjitha lehtesirat dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve shqiptare. Pavaresisht se EULEX-i ka nje mandat per shtetin e pavarur te Kosoves ne mbeshtesim hetimin e tij - u shpreh z. Berisha. Ne kete menyre kryetari i qeverise ftoi institucionet nderkombetare te rinisin hetimet nisur nga pretendimet qe pasqyron ne raportin e tij reporteri i KiE-se Dick Marty te mbeshtetura nga ish-prokurorja e Hages Carla del Ponte. Marty e Del Ponte akuzojne UCK-ne dhe drejtues te saj se gjate dhe pas luftes ne Kosove jane perfshire ne krime lufte duke vrare te burgosur serb dhe se kane trafikuar organet e tyre. Ne keto akuza permendet edhe Shqiperia si vendi qe u perdor per trafikun e organeve. Per Kryeministrin gjithcka thuhet ne raportin e Dick Martyt eshte e pabazuar ne fakte por kjo nuk duket se do te pengoje autoritetet shqiptare te kerkojne transparence te plote mbi kete ceshtje. Nisur nga kjo Kryeministri kerkoi nga ministri i Drejtesise Bujar Nishani qe me ane te nje letre te vecante drejtuar kryetarit te Gjykates Nderkombetare te Hages ta garantoje ate se pavaresisht se mandati i gjykates eshte per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi ne Shqiperi nuk do te kene as edhe pengesen me te vogel per cdo lloj hetimi. Ministri i Drejtesise do ti drejtohet kryetarit te Gjykates se Hages qe ne Shqiperi nuk do te kete asnje pengim te vogel per cdo lloj hetimi - theksoi kreu i qeverise.
Por ftesen per hetim drejtuar institucioneve nderkombetare Kryeministri e shoqeroi edhe me deklarimeve te forta rreth asaj cfare perfaqeson reporteri i KiE-se Dick Marty.
Kam pasur rastin qe kam qene anetar i delegacionit te KE-se. Marty ka qene nje avokat i papermbajtur i krimeve te shemtuara mbi shqiptaret. Teza e tij kryesore ka qene kjo ne Kosove nuk ka ekzekutore dhe viktima nuk mund te pranohet qe serbet te jene ekzekutoret dhe shqiptaret viktima - deklaroi z. Berisha. Ai permendi se vendi i tij eshte nje nga vendet ndaj te cilit ne shqiptaret kemi nje mirenjohje te vecante se ne fakt ne Zvicer flaket e lirise se Kosoves nuk u shuan kurre sepse Zvicra dhe liria jane nje tradite shekullore dhe se ne fakt Zvicra pavaresisht se mbylli kufijte per NATO-n ne emer te neutralitetit populli zviceran dhe shoqeria zvicerane kane mbeshtetur kauzen e drejte te popullit te Kosoves dhe ky vend eshte nje nga vendet e para qe ka njohur pavaresine e Kosoves. Dick Marty edhe ne kete vend ndonese ka patur funksione te rendesishme edhe ne kete vend ka qene kunder pavaresise se Kosoves. Ka qene kunder nderhyrjes se NATO-s kunder njohjes se pavaresise dhe pasi gjykata e Hages drejtesia boterore beri te qarte se nuk ka asnje shkelje te se drejtes nderkombetare perkundrazi pavaresia eshte ne perputhje te plote me te drejten dhe ligjin nderkombetar ky person ju garantoj se serish eshte i gatshem te sulmoje edhe kete gjykate - deklaroi z. Berisha. Kryeministri riperseriti detyrimin qe ka reporteri i KiE-se te ofroje fakte mbi te gjitha akuzat qe ka listuar ne raportin e tij. Ne fund te fjales se tij Kryeministri riperseriti gatishmerine e autoriteteve shqiptare per te lehtesuar cdo proces te mundshem hetimor. Ndonese nuk ofrohet asnje fakt Kryeministri e cilesoi tejet te domosdoshme rishqyrtimin dhe transparencen mbi kete ceshtje qe sikunder tha do ti jepte fund edhe baltosjes se vazhdueshme te nje familje shqiptare ne fshatin Gurre te Burrelit. Pavaresisht se raporti i Dick Martyt flet per akte makabre duke mos paraqitur as dhe nje fakt te vetem flet per deshmitare njelloj sikur te ishin personazhe te Franc Kafkes. Nuk mund te shfaqen kerkojne anonimatin flet per 300 serbe te zhdukur nuk jep qofte dhe nje emer te vecante nje klinike te gjetur ne Prishtine nga EULEX-i e cila merret sipas ketyre akuzave me trafik por qe i ka drejtuesit kryesisht nga vendet e tjera dhe kjo ngjarje ne 2009-n dhe e lidh me te 99-s. Pra pavaresisht nga te gjitha keto pretendime te bazuara ne asnje fakt te dhene real serish duke patur parasysh vullnetin e hekur te qeverise se ligji kombetar dhe nderkombetar te predominoje ne ftojme EULEX-in te ndermarre hetimin dhe i garantojme te gjitha lehtesirat dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve shqiptare - u shpreh z. Berisha.