Britani, fetohet 100-vjetori i daljes në det e ''Titanikut''
BRITANI E MADHE- Në Belfast, kryeqyteti i Irlandës së Veriut u festua sot 100-vjetori i daljes në det i ''Titanikut'', anija e pathyeshme që u mbyt në vitin 1912.
Një shekull më parë më 31 maj 1911, Titaniku doli nga kantieret e qytetit. Për të shënuar ngjarjen, u hodh edhe një sinjal lëshues, në orën kur anija nisi lundrimin në sytë e shumë të pranishmëve kureshtarë.
Turma e mbledhur duartrokiti më pas për 62 sekonda, koha që iu desh anijes për të hyrë në ujë. Në të njëjtën kohë, anijet në portin e Belfastit ndezën sirenat. Zyrtarë lokalë, por edhe të tjerë nga qyteti Cherbourg në perëndim të Francës, ku anija kishte ndaluar gjatë udhëtimit të saj përurues në vitin 1912, morën pjesë në një meshë të hapur.
"Asnjë anije tjetër nuk ka tërhequr imagjinatën më shumë se 'Titaniku'. Historia e saj e famshme fillon në vendin e lindjes në Belfast",- vlerësoi Niall Gibbons, përgjegjës i Tourism Ireland, i ngarkuar me promovimin e turizmit në Irlandë dhe në Irlandën e Veriut.
''Titaniku'' u fundos më 14 prill 1912, dy orë e gjysmë pasi u përplas me një ajsberg gjatë udhëtimit të parë në Atlantik. Mbi 1 500 persona vdiqën gjatë mbytjes.
E mbijetuara e fundit nga ''Titaniku'', Millvina Dean, vdiq në Angli dy vjet më parë në moshën 97 vjeçare. Ajo ishte nëntë javëshe në momentin e dramës. Një muze kushtuar ''Titanikut'' pritet të hapet vitin e ardhshëm në Belfast, me rastin e përvjetorit të mbytjes së anijes.
(e.m/AFP/BalkanWeb)