Britani, për të mbajtur fëmijën, test inteligjence
Një çift britanik, i cili ishte në arrati në përpjeke të dëshpëruar për të mbajtur fëmijën, është ndaluar nga policia. Shërbimet sociale angleze deshën t’i merrnin fëmijën pasi nëna 17-vjeçare kishte një kuotë shumë të ulët intelekti. Kështu dy të rinjtë janë arratisur në Irlandë, por institucionet lokale u njoftuan për këtë dhe urdhri u zbatua. Opinioni publik ka mbetur i shokuar nga vendimi i shërbimeve sociale në Britani, politika e të cilave është kritikuar edhe në të shkuarën. Sapo ka lindur fëmija, plotësisht i shëndetshëm, shërbimet sociale kanë shkuar në spital dhe ia kanë marrë fëmijën. Edhe mediat kanë mbështetur apelin për ndihmë të nënës së re, duke sugjeruar se do të ishte më mirë që asaj t’i ofrohej asistencë profesionale, sesa t’i mohoj e drejta dhe kënaqësia e përgjegjësisë së rritjes së një fëmije.