Policet femra - Profesioni në revansh
Ato janë në çdo sektor të Policisë së Shtetit, për të kontrolluar dokumente makinash, në operacione për të arrestuar kriminelë, apo edhe në zyra duke dhënë leksione policie, dhe gjithnjë e më shpesh duke drejtuar e menaxhuar punët e këtij organi. Po t’i referohemi shifrave, këtë fillimviti numërohen mbi 700 femra, të cilat kanë zgjedhur dhe ushtrojnë profesionin e punonjësit të Policisë së Shtetit. Me këtë numër, ato përbëjnë vetëm pak mbi 7 për qind të të gjithë numrit të punonjësve të policisë, por bien në sy më shumë se gjithë të tjerët. “Moda” për të qenë femër-police, çdo vit shtohet dhe kjo duket nga kërkesat e shumta për t‘u regjistruar në Akademinë e Policisë. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numërohen 7-8 për qind femra nga numri i përgjithshëm i policisë, 9500 forca. Ato punojnë në të gjithë sektorët, pavarësisht se ende nuk kanë kapur role drejtuese të nivelit më të lartë. Pjesa dërmuese e tyre punojnë në drejtoritë dhe në sektorët që merren me logjistikën. Veç policeve të qarkullimit rrugor, femrat janë punësuar edhe në Patrullën e Përgjithshme, e sidomos pas ndryshimit të kësaj strukture. Një numër jo i vogël punojnë me ekipe prej tre vetash, dy meshkuj dhe një femër, duke ndikuar edhe në rritjen e standardeve të policisë. Policia e Shtetit shpjegon se pjesa dërmuese e femrave janë emëruar në Tiranë, ku kryeqyteti merr një shifër prej 40% i të gjitha femrave në polici. Por, cilat janë këto femra që kanë zgjedhur të punojnë në polici. Burimet nga Drejtoria e Personelit bëjnë të ditur se ato kanë zgjedhur policinë për një sërë faktorësh. Shumë prej tyre kanë prejardhje nga familje policësh. Gjithashtu ka femra, të cilat kanë hyrë në polici nga kushtet e vështira për të gjetur punë, ose nga ato gra që familjet e tyre, apo të bashkëshortit nuk kanë asnjë lidhje me policinë. Zakonisht, ato vijnë nga zona shumë të populluara dhe me varfëri të lartë, por nuk mungojnë edhe rastet kur ato vijnë nga kryeqyteti. E sakaq numri i femrave që preferojnë të bëhen police dhe e braktisin profesionin për hir të krijimit të familjes apo presioneve të bashkëshortit, nuk është edhe aq i vogël... Arta Shurbi - Arma, aksesori imsonila merolliNëse kur bën trukun herë -herë nuk “e godet” siç duhet, kjo nuk i ndodh me nishanin teksa ka përpara një tabelë qitjesh. Kuptohet, instinktet i janë përmirësuar falë përvojës tanimë disavjeçare me armën, e që përtej tabelës nuk i është dashur ta përdorë. Për tetë orë me radhë Arta Shurbi, punonjësja e policisë rrugore në Komisariatin e Tiranës mban në brezin e saj pistoletën TT, një send i domosdoshëm për gjithë “blu-të”. Në rastin e personazhit tonë arma është jo vetëm e domosdoshme, por edhe një aksesor i pandashëm prej shumë vitesh. Vetë Arta shprehet se kjo e fundit ia kalon çantës, rripit, vëthëve apo syresh, aksesore pa të cilat shumica e femrave nuk bëjnë dot....E ardhur nga një familje pa paragjykime ndaj uniformave të policisë, edhe kur këto të fundit vishen nga seksi i brishtë, në intervistën e mëposhtme ajo na tregon gjerë e gjatë herën e parë kur preku një armë, ndjesitë që i shkaktoi qitja e parë, si dhe vitin e parë si teknike armatimi në repartin e armëve në komisariatin e Mirditës. Më pas na tregon përvojën në policinë rrugore dhe prej vitit 2003 me trafikun e Tiranës, në të njëjtin vend prej vitesh, te kryqëzimi i Liceut...-Fillimisht ajo çka dua të dimë është përse zgjodhët shkollën e policisë? ç’ është ky pasion për “blu-të”?“Kam qenë brezi i parë i policeve femra në konkurrim në shkollën e policisë. Asokohe isha 27 vjeç dhe doja një diplomë pak ndryshe nga femrat e tjera .Kështu zgjodha pasi më pëlqente t’i shërbeja komunitetit. Kisha një djalë 3 vjeç asokohe”.-Po familja juaj nuk pati kundërshtime?“Vij nga një familje pa paragjykime nga Mirdita, prandaj ndihem komode në atë që vijoj të bëj. Të dy prindërit kanë qenë të shkolluar, por asnjë prej tyre nuk ka qenë në radhët e policisë. Ishte pikërisht bashkëshorti im që më shtyu të konkurroja në këtë degë, pa e vrarë mendjen për opinionin e të tjerëve”.-Si e kujtoni kontaktin e parë me një armë? çfarë ndjetë në ato momente, frikë, ankth? “Bashkëshorti im prej vitesh është pjesë e forcave të policisë kështu që kisha armë në shtëpi, por nuk e kisha prekur asnjëherë. Në fakt kontaktin e parë me një armë, e kam pasur kur isha ende shumë e re. Im vëlla punonte me forcat e rendit dhe kështu që shumë e re kisha mësuar se si ishte, madje që në atë kohë i zbërtheja pjesët e një arme pa problem. Ndërsa, gjatë orës së parë kur kishim praktikë me armë në shkollë, kuptohet pa municione profesori ishte tejet i kujdesshëm ndaj reagimit tonë emocional. Kështu që nuk pata ndonjë ndjesi të veçantë. Mbaj mend se isha e përqendruar. Kishte shoqe që reagonin me të bërtitura apo me ovacione të ndryshme, por ky nuk ishte rasti im. Personalisht nuk më bënte përshtypje arma, nuk kam as frikë as emocione. Arma me të cilën stërviteshim ishte pistoletë e tipit TT”. -Po herën e parë kur qëlluat me armë në një tabelë qitjeje si e kujtoni? çfarë ju shkaktoi e shtëna e parë?“Momenti i parë ishte pak i vështirë, me prezencën e pedagogut, por jo edhe aq sa të shqetësohesha apo të kisha ndonjë pasojë të pakëndshme. Mbaj mend se kam qëlluar në shenjë të mirë, falë instinkteve të lindura. Tashmë me përvojën mbi supe sigurisht që jam përmirësuar”.-Fakti që në të shumtën e kohës mbani armë ju jep pushtet?“Absolutisht jo pasi arma nuk duhet menduar fare, sikur se ke me vete pasi është gjëja e fundit, që duhet të bësh. Nuk e gjej veten te femrat që e përdorin këtë apo e shohin si mjet vetëmbrojtjeje. Nga shkolla dhe eksperienca e mëvonshme kam mësuar se nuk duhet parë si e tillë. As nuk e kam menduar është gjëja e fundit që mund të mendohet që ke me vete”. -Po tani e keni me vete?“Po e kemi për detyrë për ta mbajtur me vete, por sigurisht është e fundit në listë që mund të përdoret, pasi kanë mbaruar të gjitha llojet e mundshme të komunikimeve. Për fat nuk më është dashur ta përdor. E kam çdo ditë dhe nuk më bezdis pasi jam mësuar, as ftohtësinë e saj nuk e ndjej, më ngjan si një aksesor që më duhet ta kem me vete, si çanta për shembull apo diçka e ngjashme. Me kalimin e kohës mësohesh”-E kishit menduar se në jetën tuaj në vend të aksesorëve do të mbanit një brez një pistoletë TT?“Kisha ëndërruar dhe shpresuar që të isha në radhët e policisë, rrjedhimisht edhe e mendoja se do të mbaja një të tillë me vete. Asokohe nuk kam pasur ndonjë preferencë se cilin sektor do të punoja, e rëndësishme është të punoja. Nëse e merr me dëshirë çdo sektor ecënPasi mbarova shkollën për një vit rresht punova si teknike e armatimit , në një repart kisha të bëja vetëm me armatimin. -Jeni autoritare?“Jam autoritare dhe serioze me punën që bëj ndjehem në aktivitet, normalisht një njeri është serioz dhe nuk është tolerant respekti vjen vetë”.-Cila është jeta jote paralele, ajo e femrës familjare? Si e ka përjetuar djali juaj faktin se mamaja nuk ishte një femër me një profesion që hasim rëndom, por me armë në brez? “Djali im tashmë 12 vjeç e ka pritur shumë mirë, për më tepër ai krenohet me mua. Në mënyrë kategorike si unë edhe bashkëshorti nuk i kam përcjellë stresin, lodhjen e një ditë të lagur në shi apo çfarëdo tjetër. Problemet i lëmë në orarin e punës. Me djalin jam e butë, ndryshe nga natyra ime e egër. Brenda shtëpisë jemi një familje normale”.