E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili, padi menaxherit të Fish e Pemës për falsifikim

 Refik Halili do të padisë në gjykatë menaxherin e ish-futbollistëve të Tiranës, Eleandro Pema dhe Narçise Fish. Sipas tij, Gëzim Mançe ka falsifikuar firmën e futbollistit nigerian me qëllimin e vetëm përfitimin në mënyrë të padrejtë të një shume të hollash nga klubi i Tiranës. “Kam pritur me shumë durim vendimin e Komisionit të Apelit. Abraham pati depozituar një kërkesë në federatë ku thoshte se nuk kishte probleme me Tiranën, ndërsa më bënte çudi se nga na doli Fish. Ndaj edhe analizuam në një laborator kriminalistike firmën e futbollistit dhënë gjoja menaxherit të tij, Gëzim Mançe nga ku doli se ajo ishte e falsifikuar, ndaj do ta çoj në gjyq Mançen për këtë gjë”, ka pohuar Halili. Gëzim Mançe pati depozituar në federatë një kërkesë për Fish, Pema dhe Abraham ku pretendonte se lojtarët kishin rroga të prapambetura për të marrë te Tirana. Ndërsa ditën e djeshme Komisioni i Apelit në federatë i dha të drejtë klubit të Tiranës duke hedhur poshtë kërkesën e menaxherit, Gëzim Mançe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›