E Diel, 1 Nëntor 2026

Renata - Ju rrëfej tekat e ambasadorëve

 ani jaupajQëndrueshmëria bëhet gjithnjë e më e pamundur kur flitet për stabilitetin e punës. Corientimi mes njerëzve, ndryshimi i përhershëm i adresave, gjithaq! Po ka të tjerë që i gjen po aty ku i ke takuar edhe përpara shumë viteve. Kanë të njëjtën pamje, të njëjtën mënyrë të foluri, sikur të mos kishte kaluar asnjë ditë nga koha kur i kishe parë për herë të fundit. Renata, po bën 10 vite që mëngjes për mëngjes drejtohet për në të njëjtën rrugë, përshkon të njëjtën rrugicë. Ka filluar të bëjë kamarieren 14 vite më parë, ashtu rastësisht, pa qenë e bindur se ç’donte të bënte me veten. Ishte një punë mes të tjerash, tek e cila u drejtua me përtesë, pa dëshirë. Fundja mund të ishte e përkohshme, si të gjitha të tjerat. Por ja që nuk ndodhi siç e pat parashikuar. Edhe për shkak të një mbarëvajtje që, me kohën, po vinte përshtat. Po shkathtësohej edhe më, po mësonte “hilet” e punës e ndër të tjera edhe gjuhët e huaja…Renata I., do të punonte në një bar-restorant, ku klientët ishin të huajt. Lokali ishte në mes të bllokut të ambasadave, ndaj doje s’doje do të vinin aty. Për një kafe, një gotë verë apo për restorantin. Lehtësisht hamendohet që në këtë situatë një kamariere duhet ta ketë të mprehur “gjuhën” për t’ia dalë në krye komunikimit. E vlerësoi anglishten, por nuk mjaftonte. Pasi filloi të bënte një shërbim më të shpeshtë për Ambasadën Gjermane, iu fut edhe mësimit të gjermanishtes. E teksa mësonte gjuhën, ja zbulonte ca nga ca sekretet e zanatit, fillonte e njihte tekat, shijet apo preferncat e klientëve… Tani Renata është kthyer në mbikëqyrëse strikte të mënyrës së tyre të të ushqyerit. Sidomos të gjermanëve, me ambasadën e të cilëve ka më shumë kontakte se me të të tjerëve. E telefonojnë për t’i lënë menunë, për t’i kërkuar produktet që u kërkon shija. Ambasada Gjermane, ka ndëruar tashmë 6 ambasadorë, ndërsa ajo, vazhdon të jetë aty, në shërbim të gjithsecilit prej tyre…Si u shërben ambasadorëve?Nëse  flasin për ushqimin, unë do të jem gjithnjë në qendër të bisedës. Tani janë kthyer në veprime automatike. Unë u’a di oraret e ardhjes të ikjes, nxitoj pa më thënë ata që t’u shërbej drekën sepse kanë vetëm 30 minuta në dispozicion. Iu di shijet, e me këtë armë përpiqem t’i kënaq gjithnjë sepse kam drejtimin menaxherial edhe të kuzhinës. Më telefonojnë paraprakisht kur iu teket të hanë gjëra jashtë së përditshmes. Kështu që kur vjen puna te të çuarit të pjatës në tryezë thuajse nuk ka komunikim sepse gjithçka është bërë më parë. E thënë kështu nuk ka asnjë ndryshim nga organizimi i drekës në shtëpi, sigurisht me përmasa të shumëfishuara?! është e njëjta gjë, porositet “mami” në mëngjes dhe dreka është gati në kohën e duhur. A kanë ata teka, kapriço, ndaj të cilave mund të mos reagosh gjithnjë mirë? Fundja gjithë pjesëtarët e familjes i kanë…Kam pasur fatin e mirë të kem marrëdhënie pune me ta e një nga arsyet pse e konsideroj fat është pikërisht korrektesa. Nëse kërkesat apo zgjedhjet e tyre janë realizuar ashtu siç i kanë kërkuar, gjithçka është në rregull. Kanë sigurisht preferencat e tyre por nuk janë nazelinj, jo sa ne…Cilat janë disa nga këto preferenca? çfarë pjatash apo pijesh kërkojnë ambasadorërt?E preferuara është rakia e rrushit shqiptar dhe birra Korca. Ndërsa pjatat janë të larmishme. Preferojnë prodhimet e detit, supat. Po çdo ambasadë ka preferencat e saj. Gjermanët për shembull duan shnicelin, qoftet frikadele, linzen supe. Ushqimet tradicionale shqiptare as që i tentokan?Jo më larg se dje porosita t’u gatuhej burani me spinaq e vezë. E bëj shpesh këtë edhe pse konsumohet me dëshirë, por jo vetëm kjo. Specat e mbushura, patëllxhanët. Pastaj janë pastat e freskëta që pavarësisht lidhjeve gjeografike janë gjithnjë të pranishme e të preferuara. Po ju dëgjoja që gjermanishtja ju rridhte goja shpenguar tashmë…Ju është dashur ta mësoni për shkak të punës? Kishit vështirësi në komunikim?Në fillim po, pavarësisht anglishtes, që megjithatë zgjidhte punë sepse flitej nga pjesa më e madhe, po e shihja që gjermanishtja po më bëhej e nevojshme. Në këtë fazë kisha nisur ta kuptoja, më pas nisa kursin. Po them që merita më e madhe është e shefes time, që përveç se e ka gjuhën e saj, ka aftësi për ta transmetuar. I gjithë stafi këtu kupton, kuzhina, kamarierët, bufeja… deri sa ta mësojnë të gjithë. Bakshishet që ju ofrojnë janë sipas “rregullave” shqiptare apo atyre evropiane? Të gjithë janë tipa që përshtaten sipas vendit. Në fillim janë më dorështrënguar, deri sa lirohet dora. Edhe pse është e përditshme, nuk harrojnë asnjëherë. Këtu pushon së qenuri “mami’… Duke qenë gjithë ditën në shërbim të tyre, sa kohë të ngelet për veten, për jetën private, apo është edhe ajo e ndërtuar brenda të njëjtit rreth? E kam njohur bashkëshortin tim duke shërbyer, po atëherë isha më e lirë, nuk kisha pjesën e menaxhimit për të mbikëqyrur. Kohë më mbetet pak por është meritë e të dyve që dijmë ta stisim kohën. E tija më shumë sigurisht që di ta kuptojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›