E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kejsi Tola - Jam tip i mbyllur

 Blerand rexhepiKejsi Tola, këngëtare e re duket se po ndjek hapa të sigurt në     karrierën e saj. Ajo ishte fituese tek evenimenti “Ethet e së     premtes” në vitin 2007 dhe  një vit më vonë fitoi çmimin e     parë në festivalin e RTVSH-së ku dhe mori të drejtën e     përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin ndërkombëtar “Euro Song”. është vetëm 17 vjeç dhe synimi parësor për të është shkolla. Por çfarë rrëfen më tej ajo...Një vetëpërshkrim konçiz…E thjeshtë dhe kërkuese ndaj vetes.  E kishit përfytyruar shndërrimin në personazh të njohur?Gjithnjë kam ëndërruar të këndoja në skena të mëdha, të dilja në televizion dhe gjëra të  tilla, po asnjëherë s’e kisha menduar që të gjitha këto do të ndodhnin kaq shpejt.Reagimi i njerëzve në rrugë...Shqipëria është vend i vogël dhe Ethet, Festivali i RTSH apo Europiani janë evenimente të njohura dhe të ndjekura. Ndaj, pothuajse të gjithë njerëzit, më njohin e shpesh më përshëndesin. Komente negative deri tani nuk kam dëgjuar, së paku jo nga ato që të më bëjnë të ndihem keq. Por, edhe ndonjë të cilin për momentin nuk e kujtoj, jam munduar ta marr si kritikë për të bërë diçka më të mirë.E zhgënjyer nga juritë?Disi në “Eurovision” por asnjëherë një zhgënjim shumë i madh. Përkrahja më e madhe… nga kush?Absolutisht që përkrahësit e mi gjatë gjithë kohës kanë qenë prindërit dhe motra ime. Familja juaj... Mami, babi dhe motra ime Kamila 12-vjeç. Kejsi në 24 orë...Dita fillon në shkollë dhe mbaron duke studiuar në shtëpi, sidomos tani që jam edhe në vit të 4. Por, në fundjavë ka raste kur dal me shokë e shoqe ose me familjen. Jeta  e natës punë apo argëtim?Unë nuk këndoj shumë në mbrëmje apo nëpër klube duke qenë se është ende herët dhe për momentin po merrem me shkollën, por argëtohem duke dalë me miqtë e mi apo edhe duke shkuar në mbrëmje të ndryshme që organizohen nga shkolla. Diçka për të ndryshuar te vetja?Asgjë. Xheloze? Fare. Tolerante? Shumë. Miku yt më i ngushtë? Nuk kam një mik të ngushtë.Mikesha më e ngushtë?Jemi një grup shoqesh të ngushtaMomenti juaj më i preferuar? Kur jam në skenë. Sekreti juaj? Unë jam tip i mbyllur dhe nuk flas shumë me njerëzit dhe nuk më pëlqen t’u tregoj të tjerëve gjërat e mia, por nuk kam shumë sekrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›