Jo simboleve që mbulojnë femrën
Një mision parlamentar i ngarkuar nga qeveria franceze për të gjetur një zgjidhje mbi çështjen e perçes në Francë ka hequr dorë nga “ndalimi i përgjithshëm” i përdorimit të perçes në territorin e kësaj republike, siç ishte vendosur fillimisht, por ka kërkuar përshtatjen me kulturën e shtetit francez në disa pika të legjislacionit për mos ta lejuar atë në shërbimet publike, përfshirë edhe transportet. Kështu lexohet në raportin përfundimtar të përgatitur nga i njëjti mision i Asamblesë kombëtare, i cili do të paraqitet zyrtarisht më 26 janar, por është siguruar dhe publikuar pjesërisht në faqen e internetit të së përditshmes “Le Figaro”. Ndalimi i perçes do të nisë nga administrata publike, spitalet dhe shkollat. Shkelja e këtij ligji, do të pasohet me pezullimin e kërkesave të paraqitura prej tyre. Nisur nga kjo, edhe Italia do të nisë formulimin e një ligji të tillë.