E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, pranga 6 shqiptarëve për trafikim

LONDER-Gjashte shqiptarë janë arrestuar pas një sërë operacionesh të kryera në Britanine e Madhe nën akuzën për trafikim të qënieve njerëzore.

Arrestimi i gjashtë shqiptareve, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur u krye në orën shtatë të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u realizua nga policia e Kentit në zonën e ëalsall, ëest Midlands, St Albans, Hertfordshire dhe Londer. Policia e Kentit ne Britanine e madhe beri te ditur se ne lidhje me kete hetim ka marre pjese edhe policia franceze. Personat e arrestuar ne qytetin Anglez te Kentit do te qendrojne ne rajonin policor per tu marre ne pyetje. Inspektori i policise, Eddie Fox, tha se ky operacion eshte pjese e nje hetimi te gjate ne bashkepunim me koleget Franceze.
“Edhe policia franceze ka kryer nje sere arrestimesh dhe kje tregon se bashkepunimi mes dy vendeve tregon se asnje kriminel nuk mund t’i shpetoje drejtesise duke kaluar kufirin” u shpreh Fox.
Nuk eshte bere ende e qarte nese edhe personat e arrestuar në France janë dhe ata, shqiptarë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›