Kriza, PD- PS nisinnegociatat, "ngërci"kutitë e votimit
TIRANE- Maxhoranca dhe Opozita rinisin negociatat duke rënë dakord për ngritjen e një komisioni të ri hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit por mbeten të ndarë në objektin e hetimit të këtij komisioni. Dy kryetarët e grupeve parlamentare pas një takimi i cili zgjati më shumë se dy orë në ambientet e kryesisë së Kuvendit, dolën para gazetarëve për të shfaqur qëndrimet e tyre si dhe mbi atë se cfarë ishte arritur gjatë këtij raundi të parë të bisedimeve.
Maxhornanca ka lëshuar në kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit të ri hetimor ku opozita të ketë shumicën dhe drejtimin e tij, por nuk lëshon sa i përket hetimit të fletëve të votimit. “ Fletët e votimit do të jenë temë diskutimi në takimet e tjera”- deklaroi kryetari i Grupit PS, Gramoz Ruci, ndërsa Astrit Patozi i Grupit PD konfirmon se qëndrimi i maxhorancës në këtë pikë nuk ka ndryshuar “ Opozita duhet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
(s.g/BalkanWeb)