E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi qeveria ndalon paraden e homoseksualeve

Aktivistët për të drejtat e homoseksualëve në Serbi akuzojnë qeverinë në Beograd  për shkelje të të drejtave të njeriut pas ndalimit të  mbajtjes së paradës. Në vend se të marshonin në qendër të Beogradit, ata organizuan një debat për të diskutuar gjendjen e të drejtave të njeriut në shtetin serb-përfshirë diskriminimin e qytetarëve homoseksualë. Sipas aktivistëve vendimi për të ndaluar paradën ishte politik.

"Mendoj se ky vendim merret pasi elita politike  koalivcioni nuk është aq I fortë sa të marrë përgjegjsi për  pasojat. Ky ndalim  bëhet pasi jemi në prag të fushatës  para zgjedhore ",tha Jelko Kacin, europarlamentar.

“Fajin e ka  Ministria e drejtësisë , Pyesim ku janë ata që u arrestuan nga Ivica Dacic vitin e kaluar, pse nuk kanë marrë dënimin që meritonin", tha Slobodanka Turlajic, profesore në universitetin e Beogradit.

Një vit më parë  më tepër se 100 policë mbetën të  plagosur në përplasje me aktivitë të ekstremit të djathtë  që tentuan të ndalnin marshimin e homoseksualëve në qendër të kryeqytetit.  Edhe sivjet Policia e Serbisë njoftoi se ka burgosur disa persona  që dyshohet se i takojnë një grupi ekstremist që proteston kundër homoseksualëve. Policia speciale kundër trazirave u angazhua në Beograd të dielën me qëllim të parandalimit të çfarëdo mbledhjeje që pason ndalimin e paradës së homoseksualëve dhe protestat kundër tyre. Zyrtari në ministrinë e brendshme, Srxhan Grekuloviq, tha se gjashtë ekstremistët e dyshuar të cilët janë burgosur ishin pajisur me maska të zeza dhe shkopinjë të bejsbollit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›