E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, shteti justifikon të vrarët në Afganistan

Ndërsa në Britani po kthehen gjithmonë e më shumë arkivole të mbështjella me flamur, po shtohen pikëpyetjet rreth përfshirjes së vendit në ofensivën e atjeshme dhe ndaj objektivave të saj. Gjithsej 184 ushtarë britanikë janë vrarë deri tani në Afganistan, 15 prej tyre vetëm gjatë kësaj jave. Tetë prej tyre u vranë gjatë 24 orëve të fundit. Në një përpjekje për të siguruar mbështetje, ministri i Jashtëm britanik, Deivid Milliband argumentoi se trupat britanike në Afganistan po luftonin për të ardhmen e vendit të tyre. "Ne e dimë mirë se zonat e thella malore të Afganistanit dhe Pakistanit, zona kufitare mes tyre, janë përdorur për të kryer sulme të tmerrshme mbi SHBA-në dhe Britaninë", tha Miliband. "E dimë se deri në momentin kur të sigurohemi se forcat e qeverisë afgane nuk do arrijnë të garantojnë nivelet minimale të sigurisë për popullin e tyre, ne nuk do të jemi të sigurt në tokën tonë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›