Festë rrugëve të Ganës për mbërritjen e Obamës
Mbërritja e Presidentit Obama në Afrikë u prit me shumë vëmendje në të gjithë kontinentin, por në mënyrë të veçantë në Akra, kryeqytetin e Ganës, ku mijëra banorë zbritën rrugëve për të festuar e në përpjekje për të parë me sytë e tyre Presidentin afroamerikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kudo nëpër qytet qenë vendosur tabela ku shkruhej "Akwaaba", mirëserdhe në gjuhën vendase.
"E ardhmja e Afrikës u përket afrikanëve, u duhet thënë mjaft tiranive e korrupsionit dhe duhen adaptuar rregullat e qeverisjes së mirë: kështu shekulli XXI do të shohë në rolin e protagonistëve jo vetëm kryeqytetet e Perëndimit, por edhe kontinentin e zi". Kështu iu drejtua Presidenti amerikan, Barak Obama, Parlamentit të Ganës, gjatë vizitës së parë zyrtare në një shtet të Afrikës Subsaharaiane. "E njoh mirë të shkuarën tragjike që shpesh ka përfshirë këtë pjesë të botës. Në venat e mia rrjedh gjaku i Afrikës dhe historia e familjes sime njeh si tragjeditë ashtu edhe sukseset e mëdha të historisë amerikane", kujtoi Presidenti amerikan.
Gjatë fjalës, Obama nënvizoi se Afrikës i nevojiten institucione të forta, në gjendje të garantojnë stabilitet, prosperitet e sukses, jo për njerëz me dorë të hekurt. "Historia është në anën e afrikanëve kurajozë, jo të atyre që përdorin grushtet e shtetit apo ndryshojnë kushtetutat për të mbajtur në duar pushtetin. Shumë gjatë, për shumë afrikanë, konfliktet kanë qenë një element i pandashëm i jetës, të përhershëm sa edhe dielli".
Presidenti amerikan i nxiti të rinjtë amerikanë të aspirojnë një jetë më të mirë, duke i ftuar të marrin përsipër "përgjegjësitë për hedhjen e themeleve të lirisë". Më pas citoi dy raste dramatike të kontinentit afrikan ku u desh ndërhyrja e komunitetit ndërkombëtar: Somalia e Darfuri. "Kur ekziston një gjenocid në Darfur apo kur ka terroristë në Somali, këto nuk janë probleme vetëm të Afrikës, janë sfida për sigurinë botërore që kërkojnë një reagim botëror".