Britani, tentuan të hipnin të vdekurin në avion, arrestohen 2 gra
LIVERPUL- Dy gra janë arrestuar në aeroportin britanik pasi po transportonin një të afërm të vdekur në avion për në Gjermani. Gratë u arrestuan në Aeroportin e Liverpulit Xhon Lenon, pasi po përpiqeshin të fusnin në avion Kurt Willi Jarant, 91 vjec.
Kufoma qëndronte në karrige me rrota dhe mbante syze dielli, ndërsa dy gratë u afruan para pikës së kontrollit. Kontrollori i aeroportit u bë dyshues dhe i ndaloi që të hipnin në avion. Gratë u arrestuan sepse nuk kishin raportuar për viktimën në gjendjen civile në zonën Grejter Mancester.
Ato jane justifikuar para policisë duke thënë se ai ishte gjallë kur ato e kishin marrë nga shtëpia. Nuk dihet shkaku i vdekjes së Jarant, nuk dihet gjithashtu se sa kohë kishte i vdekur, por autoritetet thanë se ai është transportuar me makinë nga shtëpia e tyre në Oldham, i vdekur.
(e.n/BalkanWeb)