Shfrytëzimi i pushtetit nga pushteti për interes vetjak
Ajo që po ndodh këto ditë me sheshin “Skënderbej” është një retrospektivë e riparë kushedi sa herë jo vetëm në dhe për Tiranën, po anekënd Shqipërisë. Ky “film” skematik që nuk mund të quhet as socrealist, me personazhe të paracaktuar negativë që kërleshen me ca të tjerë të vetëquajtur pozitivë, rrëfen edhe një herë për sytë e verbër e për veshët pipzë të sehirxhinjve të shumtë shqiptarë se si pushtetet përdoren, keqpërdoren, nëpërkëmben e shfrytëzohen, në fakt, jo dhe aq politikisht, si kujtojmë, po vetjakisht, d.m.th, për interesa të ngushta të përfitimit të atypëratyshëm,- familjar, farefisnor, klanor, partiak, harbutëror, babëzimor, gjithsesi përherë tarafor.
është provuar tashmë se ky synim që përndryshe quhet “politikë”, jo vetëm të mban gjatë në pushtet, por të bën kollaj e lehtësisht të pasur, të papërballueshëm, sepse kryhet e ngjizet me mjete e me një gjuhë medemek politike, gjasme “demokratike”. Falë kësaj “politike” të konfliktit të pareshtur e të pasosur, të gjithëpushtetshmit tanë mbeten mediatikisht në qendër të vëmendjes, ngaqë kanë mundur të ngulitin në trurin tonë idenë se gjithçka në këtë botën tonë zullumqare e hileqare është në duar të vetëm dy njerëzve! Fillimisht hidhen në betejë sharje e akuza të pashembullta kundër njëri-tjetrit, kundër kapobandave, kryemafiozëve etj, etj; pastaj mësyjnë në front militantët e çartur e të budallallepsur nga inercia e hyrjabyrjes sonë tradicionale; më pas vihen në rresht institucionet e pavarura, ministritë, deputetët, zëdhënësit, shkarrashkruesit; të gjithë këta përbetohen “në emër të ligjit” e “në emër të popullit”…E pas kësaj do të shfaqen fadromat, policitë ndërtimore apo të shtetit e më në fund do të fitojë më i forti, më harbuti, më i paskrupullti, ai që ka më shumë pushtet, tahma, yrrysh e fuqi për të na bërë edhe një herë tjetër atë…të pabërën!…Ja pra përse nga zhgënjimet vijmë, drejt zhgënjimeve shkojmë!
Edhe kjo histori tragjikomike për sheshin “Skënderbej” do të përfundojë me humbjen e interesit publik, me shkatërrimin e mëtutjemë të pronave publike, me tjetërsimin e pakthyeshëm të pasurive të përbashkëta, me shuarjen e frymës së harmonisë e të shpresës për një bashkëjetesë sadopak normale në komunitet…(“Ky vend nuk bëhet, o vëlla!”, - ky do të jetë konkluzioni përfundimtar edhe i kësaj kërleshje vulgare të radhës të vendosur në epiqendër të hartës sonë!). Sherrnaja për sheshin “Skënderbej” ngjan si një luftë e mirëfilltë paraelektorale mes dy partive kryesore, më saktë, mes dy liderëve, ndaj besohet sikur kjo betejë ka për të ndikuar rëndshëm në zgjedhjet e ardhshme, pasi edhe ky “Skënderbeu” i tanishëm ka qenë e ka mbetur shesh i betejës ku partitë kanë rrëmbushur barkun e “kalit të Trojës” me militantë të verbër të gatshëm të mësyjnë e që më pas zhgënjehen e mbeten me gisht në gojë…Kjo nuk është politikë, kjo është…është një sherrpolitikë arnaute bajlozësh të karfosur që dinë të flasin gjuhë të huaja!
***
Po ta vështrosh më në thellësi këtë dukuri konfliktuale të stërpërsëritur, mund të kuptohet kollaj se tek ne nuk ka e nuk gëlon dot as edhe një mekanizëm efektiv që do të mund të kontrollojë abuzimet e kësollojta me pushtetin, me fuqinë, me financat publike, me arrogancën dhe, pse jo, edhe me marrëzinë që u jep liderëve tanë dehja prej postit të lartë zyrtar; këta, të majtë a të djathtë, pasi na e marrin “votën”, i japin vetes të drejtë të harbohen, të ligjërojnë e të shalojnë mbi kurrizin tonë e jo vetëm mbi pushtetin që kanë bërë zap, po edhe mbi pushtetet e tjera, si ai i Drejtësisë e ai mediatik, për të pasur kësisoj kontroll absolut mbi gjithçka e mbi gjithkënd!...Ligji bëhet Maliq dhe Maliqi është ai kryetar i partisë që ka në duar frerët e pushtetit. Kështu, me urdhër të partisë (të liderit) të gjitha Bashkitë tashmë janë paralizuar, duke ngrirë kësisoj “buzëqeshjen” e të gjitha punëve publike. Qëllimi është i qartë: para zgjedhjeve për pushtetin lokal, të cilat duan edhe një vit, banorët duhet të mërziten deri në atë farë feje sa të votojnë kundër, d.m.th, pro atyre që kanë shkaktuar qëllimisht e “politikisht” bllokimin…Por të kërkosh vota nëpërmjet fuqisë së shkatërrimit, të dëmtimit të qëllimshëm të punëve publike, nëpërmjet konfliktit të pareshtur të pushtetit qendror me atë lokal, të sherrit e të dëmtimit të interesave jetike të komunitetit, kjo vetëm tek ne mund të ndodhë! Tashmë është provuar se vetëm kjo lloj “politike” e vetëm kjo të jep sukses të garantuar!
Por, nuk ka e nuk mund të ketë kurrkund demokraci funksionale, shtet të së Drejtës kur nuk funksionon ai që quhet kontroll reciprok i pushteteve. Kontroll i pushteteve nuk do të thotë paralizim i ndërsjellë i tyre, si po ndodh tek ne. Kontroll i pushteteve do të thotë që asnjë pushtet të mos ketë të drejtë të abuzojë, të kapërcejë gardhin, duke i shkaktuar qëllimisht dëm interesit publik e kombëtar. Kontroll i ndërsjellë i pushteteve do të thotë që as edhe një drejtues i lartë të mos guxojë të shkelë mbi ligjin e askush të mos ketë imunitet. Kur dy pushtete zihen e grihen mes vedi, si po ndodh tek ne (pushteti qendror me atë lokal), mekanizmi rregullator bëhen pushtetet e tjera, Drejtësia që zbaton Kushtetutën dhe Media që zgjon dhe vë në lëvizje opinion publik; e pas tyre hidhen automatikisht në veprim institucionet e kontrollit, si KLSH-ja, Prokuroria e Përgjithshme, Presidenti, Avokati i Popullit, etj…Por tek ne, të gjitha këto janë “të ngrira”…Tashmë jo vetëm partitë nuk e kanë mekanizmin e kontrollit brenda vetes, si një aparat i domosdoshëm, gjenerues e kurues, por për të njëjtin shkak as edhe një institucion i ngarkuar me Kushtetutë nuk mund të jetë e bëhet dot i tillë: i pavarur, përgjegjës, rregullator, ndëshkues, kontrollues…Sepse është politika ajo që sundon në këtë vend (d.m.th, Njëshi) dhe jo ligjet, as Kushtetuta dhe as organet e pavarura, gjykatat e aq më pak shoqëria civile!
Kështu, nëse KLSH-ja jep përvit shifra abuzimesh, vjedhjesh e shpërdorimesh që llogariten me miliarda, kjo nuk do të thotë se dikush do të përgjigjet para ligjit, pasi “dosjet” e KLSH-së, edhe kur bëhen publike, nuk kanë fuqi e as kompetencë për penalizim; këtë “kompetencë” e ka Prokuroria e Përgjithshme, e cila prej trysnisë së papërballueshme të politikës, deri më tash “fle mbi dosjet”, duke mos pasur kurajën e mjaftueshme të hedhë të paktën një hap kundër ndonjë zyrtari të lartë, sepse çdo veprim i tillë do të quhej “i motivuar politikisht”…Nuk është fjala vetëm për korrupsionin, si një murtajë, po për një zezonë akoma më të madhe: mungesa e kontrollit dhe e mekanizmave që do të bëjnë zap korrupsionin, të korruptuarit, çrregullimet e administratës, konfliktet mes pushteteve, abuzimet me fuqinë që jep një pushtet i pakufizuar dhe i pakontrollueshëm. Kësisoj ne gjendemi në një situatë absurde: jemi në një pandemi kombëtare dhe nuk kemi as mjekë, as spitale, as ambulanca dhe as ilaçe! Në këtë situatë, pamundësia e kurimit bëhet më dëshpëruese se vetë sëmundja!
Por edhe nëse KLSH e Prokuroria guxojnë të hedhin një hap kundër “pandemisë”, do të duhet të vendosin gjykatat, të cilat, më në fund, vetëbllokohen nëpërmjet “procedurave”…Si mund të anashkalojnë e për më tepër të lajnë fajin dhe krimin “procedurat”? Të gjitha këto organe kushtetuese, “të pavarura” e të specializuara, bashkë me organin e kontrollit të pasurive, tashmë janë aq “të pavarura” sa të mos guxojnë të veprojnë asnjëherë në dobi të interesit publik e të ligjit, pasi janë në shërbim e nën hyqëm të atij që ka privatizuar pushtetin ekzekutiv në këtë vend. E pra, nëse riparimi i tunelit të Kalimashit do të kushtojë edhe 40 milionë euro të tjera, kush do ta shlyejë këtë faturë që vjen pas një gabimi në mos në projektim, në zbatim, apo qoftë edhe për shkak të ndërhyrjes së politikës, meqë tuneli u urdhërua të hapej disa ditë para zgjedhjeve? Kush e pagoi prishjen e “Zogut të Zi” ku disa milionë euro të tjera u bënë pluhur e hi, paçka se Gjykata Kushtetuese e quajti veprim të gabuar të qeverisë? Nëse u hodh në erë Gërdeci, kush do të përgjigjet për të vrarët e për dëmshpërblimet? Nëse për rrugën Durrës-Kukës janë shpërdoruar, si deklaroi KLSH-ja, afro 250 milionë euro, kush është fajtor e kush do të paguajë?...Për këto pyetje e të tjera si këto as mos kërkoni përgjigje!
***
Në Shqipëri jo vetëm opozita nuk ka asnjë fuqi e asnjë mundësi të kontrollojë pushtetin ekzekutiv, maxhorancën, po as edhe një organizëm “i pavarur” i shtetit, si Kontrolli i Lartë, Avokati i Popullit, Kontrolli i Pasurive, SHISH, INSTAT, Prokuroria e Përgjithshme, bashkë me gjykatat e ulëta e të larta, madje n’daç edhe Presidenti me KLD-në, nuk kanë asnjë fuqi e asnjë mundësi (pavarësisht nga ligjet e Kushtetutës që janë në fuqi), të ushtrojnë kontroll, të ndërhyjnë e të vënë rregull në mirëfunksionimin e tyre. Për këtë arsye interesat e publikut, pronat publike, bashkë me funksionimin normal të demokracisë e të shtetit ligjor tek ne shkojnë kaq rrokopujshëm e kokëposhtë!
***
Vetëm në Shqipëri ka një ligj të pashkruar që mundëson të mos gjykohen e të mos hetohen vendimet “kolektive” të bordeve, të Këshillave, dhe sidomos të qeverisë, (VKM-të), edhe nëse këto “organizma” do të veprojnë si banda kriminale, nëpërmjet “sistemit të delegimit të votës” e urdhrit të shefit…Edhe në një shtet si Anglia, ku demokracia funksionon më mirë se kudo, edhe në SHBA, po të mos funksionojë “kontrolli i pushteteve”, gjithçka shkon në kaos. Kështu, sa për ilustrim, kur ikën dritat në Los Anxheles para ca vitesh u bë një kaos i pashembullt mbi dyqanet, ashtu si në Londër para ca ditësh, ku një firmë e madhe shpalli uljen e çmimeve dhe policia u përlesh me qytetarët. Pra, po të mos mbajë kush përgjegjësi e të mos ketë kontroll nëpërmjet organeve të pavarura (policia dhe gjykatat e pavarura), që zbatojnë në mënyrë automatike ligjet dhe garantojnë rendin, edhe këto shoqëri mund të bien në anarki…Ndërsa tek ne mjafton fjala e kryeministrit që të quhesh ose engjëll, ose kriminel, ashtu si mjafton të biesh në kontakt me një polic në pikën kufitare, të vëresh sjelljen dhe uniformën e tij që të kuptosh se si funksionin realisht ky shtet i ryshfetit; mjafton të kontaktosh me një gjykatës e të verifikosh standardin e tij të jetesës, që të kuptosh se sa të kota janë të gjitha këto përsiatje për një “demokraci funksionale”…Tek ne qëllimisht nuk lejohet të ketë kontroll reciprok të pushteteve dhe as pavarësi të tyre e kjo e bën shoqërinë tonë të mbetet kaq gjatë në këtë kënetë që quhet tranzicion!
Një lajm, një sondazh e një përfundim
1. Para ca ditësh në Gjirokastër, varrezat e qytetit iu kthyen pronarit.
2. Sikur Klodi i Lezhës, qoftëlarg, të vrasë veten nga mërzia e protestave, a do të vihet në pikëpyetje qeveria e sotme nga ndërkombëtarët?!
3. Sipas gjykimit tuaj, cila nga këto habere do të bëjë më shumë efekt tek ne, e veçanërisht tek ndërkombëtarët që venevijnë këtu në emër të BE-së dhe SHBA-ve?
4. A nuk janë mbi 300 milionë euro të bëra rrush e kumbulla vitet e fundit, bashkë me Gërdecin, përmbytjet e Shkodrës, “Zogun e Zi”, sheshin “Skënderbej” apo edhe me bojkotin e opozitës, si dhe kush do të bëhet së afërmi anëtar i Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë, kush do të jetë Avokat i Popullit, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i SHISH etj, etj, më pak të rëndësishëm se dy lajmet e mësipërme, i pari i vërtetë, i dyti, nga Big Brother-i, i supozuar?
Përgjigja e sinqertë e këtyre pyetjeve vizaton saktësisht portretin tonë.