E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja "Hoxha",dëshmon Ilir Cenollari

Në procesin gjyqësor për zhukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha, ka dëshmuar Ilir Cenollari ish-drejtori i komanduar i SHIK-ut. Cenollari gjatë seancës është shprehur se gjatë vitit 1998-1999 pranë SHIK-ut është paraqitur Zizo Kristopulli i cili donte të bënte kallëzim për rrrëmbimin dhe keqtrajtimin nga punonjësit e SHIK-ut. Sipas Cenollarit pasi është marrë deklratat e Zizo Kristopullit në lidhje me keqtrajtminin e tij, jemi nisur së bashku me shefin e SHIK-ut të Sarndës dhe Zizo Kristopullin për në Lezhë në vendin ku sipas tij, pretendohej se ishte keqtrajtuar nga punonjësit e SHIK-ut. Gjatë dëshmisë së tij Cenollari është pyetur nëse Kristopulli kishte deklaruar ndonjë emër konkret, se kush e kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar, sipas tij Zizo Kristopulli nuk kishte përmendur anjë emër, në lidhje me ngjarjen. Sipas Cenollarit, në lidhje me verifikimet e bërë në Lezhë është vënë në dijeni edhe presideniti asaj kohe. Në seancën gjyqësore për shdukjen e Remzi Hoxhës kanë dëshmuar edhe ish shoferi i SHIK-ut Hasi Terziu dhe Maksim Kroji ,punonjës i pularisë së Kristopulit. Për rrëmbimin e biznesmenit shqiptaro- maqedonas të kryer 14 vjet më parë në bankën e të akuzuarve janë të ulur 3 ish-SHIK-it. Ndaj tyre veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Remzi Hoxha u mor peng më 21 tetor 1995 dhe që prej asaj kohe nuk u mësua asgjë për fatin e tij. Prokuroria akuzon ish-punonjësit e SHIK-ut, se e kanë torturuar dhe më pas zhdukur Remzi Hoxhën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›