Korçë, vritet me shtatë plumba 47-vjeçari
Një 47-vjeçar nga rrethi i Pogradecit u qëllua me armë zjarri mesditën në një lagje të qytetit të Korçës dhe si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë në spitalin e këtij qyteti.Burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës bënë të ditur se "Avni Hoxha, 47 vjeç, banor i fshatit Starovë në rrethin e Pogradecit u qëllua me armë zjarri rreth në lagjen nr.1 të qytetit të Korçës, nga një person ende i paidentifikuar".Sipas policisë, Hoxha sapo ishte ulur në autoveturën e tij kur u qëllua me 7 plumba pistolete nga një person që po kalonte në këmbë në rrugë. Policia nuk saktësoi se sa plumba ka marrë në trup 47 vjeçari Hoxha. Të njëjtat burime bënë të ditur se viktima sapo ishte larguar nga shtëpia e vajzës së tij, e martuar në Korçë, kur u qëllua për vdekje. Policia ende nuk ka ngritur një version për shkakun e vrasjes së 47 vjeçarit nga rrethi i Pogradecit.