Korcë, ekzekutohet me 7 plumba, 54 vjecari
Ekzekutohet me shtatë plumba pistolete 54 vjecari nga qyteti i Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme në qendër të qytetit të Korcës, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve të cilat janë larguar menjëherë pas ekzekutimit.
KORCE- Ekzekutohet me 7 plumba pistolete një 54 vjeçar në qytetin e Korçës. Vrasja është regjistruar rreth orës 15.00 në lagjen 2 të qytetit të Korçës, ndërsa vrasësit dyshohet të kenë qënë dy persona që i kanë zënë pritë 54 vjeçarit nga Pogradeci disa metra larg shtëpisë të së bijës në Korcë.
Avni Hoxha banor i qytetit të Pogradecit ka udhëtuar me mjetin tip golf me targa PG 2383 B drejt Korçës, për të cuar vajzën e tij të martuar në shtëpinë e saj.
54 vjeçari sapo është ndarë nga e bija ka rënë në pritë të vrasësve të cilët e kanë ekzekutuar me 7 plumba pistolete.
Sipas burimeve policore, vrasësit janë larguar nga vendngjarja me një makinë. Ndërkohë, policia e Korçës është duke hetuar në disa pista, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes.
Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë, nuk përjashtohet mundësia e implikimit të viktimës në afera të dyshimta, ndërsa ka qënë i dënuar para viteve ’90 me akuzën e vrasjes.
(e.n/News24/Balkanweb)