Debat në Kom. Ligjeve për ish të përndjekurit
Komisioni i ligjeve pas debatesh vendos të çojë në qeveri propozimin për të shtyrë afatin për aplikim për ish të përndjekurit. Kalimi u bë për shkak të faturës së lartë financiare. Opozita, akuzoi qeverinë së kërkon të shtyjë pafundësisht dëmshpërblimin.
TIRANE- Sipas propozimeve të deputetit demokrat Astrit Bushati, në kategorinë e ish të përndjekurve që duhet të dëmshpërblehen, duhet të përfshihet dhe rrethi familjarë si dhe të shtyhet deri më 1 korrik të vitit 2009 afati i dorëzimit të aplikimeve. Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe Drejtësisë shprehën rezerva pasi fatura financiare sipas tyre për këtë propozim është shumë e lartë. Por refuzimi i përfaqësuesve të qeverisë ka shkaktuar debate mes deputetëve të majtë dhe atyre të Partisë Demokratike në komision.
Anëtarët e komisionit të ligjeve u shprehën pro kalimit në qeveri të propozimit për ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve, çka do të thotë vënien në pikpyëtje të familjarëve të të përndjekurve, të cilët nuk dihet nëse do të marrin paratë e premtuara gjatë çdo fushate zgjedhore të këtyre 19 viteve demokraci. (a.r/news24/balkanweb)