E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania, Italia, Turqia dhe Zvicra urojnë Kosovën

Presidenti Fatmir Sejdiu, në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Lartmadhëria e saj, Elizabeth II, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, presidenti i Turqisë, Abdullah Gúl si dhe nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard. Derisa Ju po e festoni Ditën tuaj Kombëtare, unë kam kënaqësinë e madhe që tju dërgojë urimet e mia më të ngrohta për shkëlqesinë e Juaj dhe për popullin e Republikës

 së Kosovës, së bashku me dëshirat më të mira për një të ardhme paqësore dhe prosperuese, thuhet në mesazhin e Lartmadhërisë së saj, Elizabeth II. Ndërkaq, presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano në urimin e tij përcjell në emër të popullit të tij, urimet më të ngrohta për prosperitetin e popullit kosovar. Pavarësia e Kosovës, sipas Napolitanos, përbën një proces të pakthyeshëm dhe duhet të përfaqësojë një faktor stabiliteti për tërë rajonin e Ballkanit. Vendi juaj mund të llogarisë edhe në të ardhmen në mbështetjen e dëshmuar të Italisë në rrugëtimin dhe përafrimin me Bashkimin Evropian, thuhet ndër të tjera në mesazhin e urimit. Presidenti turk, Gul shprehet në urimin e tij se Turqia në çdo fushë do të përkrahë zhvillimin dhe mirëqenien e vazhdueshme të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›