E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania: Jo njohje por bashkepunim Kosove- Serbi

BEOGRAD- Ambasadori britanik në Beograd deklaron se Serbisë nuk i është kërkuar ta njohë shtetin e Kosovës, por këmbëngulim që të ketë bashkëpunim mes Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe Stefen Uordsuroth përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se bashkëpunimi Kosovë-Serbi mund të bëhet në modelin e dy shteteve të dikurshme gjermane.

“çështja themelore është si të gjejmë rrugën për të rregulluar dallimet rreth Kosovës. 22 vende të BE-së e kanë njohur, pesë të tjera dhe Serbia jo. Ne duam që procesi i integrimit evropian të Serbisë të vazhdojë. Për këtë na duhet të gjejmë mënyrën për të tejkaluar dallimet që nuk i zgjidhim dot”, tha diplomati britanik.

Ai shtoi se si model në proceset e eurointegrimit, Serbia mund të zbatojë rregullat e vendosura nga qeveria Koshtunica, sipas së cilës Beogradi i përgjigjej kërkesave të BE-së pa e përfshirë Kosovën. Uordsuroth tha se në këtë mënyrë mund t’i jepet përgjigje pyetjeve bazë për territorin dhe popullsinë e Serbisë.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›