SHISH, Rama: Berisha po shperfill SHBA, Te terheqe pr/ligjin
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi sot paradite kryeministrin Berisha se po shpërfill qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s në lidhje me projektligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror.
Sipas Ramës “Berisha duke cuar përpara në miratimin e ligjit që kundërshtohet SHBA po kërkon të sfidojë dhe ti bëjë karshillëk para kësaj të fundit”.
“Prej tre ditësh kryeministri i këtij vendi, që pa miqësinë e partneritetin e Shteteve të Bashkuara jo vetëm nuk do të ishte sot në NATO, po as do të kishte garancitë që ka sot për sigurinë e për ardhmërinë e vet, jo vetëm nuk ka reaguar ndaj shqetësimit publik të përfaqësuesit të nderuar të Shteteve të Bashkuara, po është mjaftuar me nxjerrjen e një zëdhënëseje. E cila recitoi se projektligji qenkërka pikë për pikë sipas standardeve të NATO-s e të BE-së.”- deklarai sot Rama ne nje prononcim per shtyp nga selia roze.
Me tej kreu socialist kërkon tërheqjen e projektiligjit kryeministri Berisha te jape publikisht shpjegime mbi atë që ai e quan karshillek ndaj SHBA-se.
"Nuk është hera e parë që Sali Berisha u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe, edhe këtë herë, në sfondin e karshillëkut provincial është kriza e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e ekonomisë së vendit. Unë i bëj thirrje zotit Berisha ta tërheqë menjëherë, pa humbur asnjë ditë, projektin e turpshëm të kthimit të Shërbimit Informativ të Shtetit në Shik-un famëkeq që përgjonte e përndiqte kundërshtarët e tij në politikë, media e shoqërinë civile. Shpërfillja e shqetësimit që Shtetet e Bashkuara shprehën publikisht përmes ambasadorit Withers, është e patolerueshme. Ne kërkojmë publikisht sot shpjegime nga kryeministri i këtij vendi për këtë shpërfillje, sigurisht bashkë me lajmërimin e tërheqjes së projektligjit."- vazhdoi Rama.
Aktualisht në Komisioni i Sigurisë vazhdon diskutimi nen për nen i pr-/ligjit për SHISH. Në këtë seancë janë të pranishëm ekspertë amerikanë nga komisioni i Sigurisë si dhe ekspertë të EURALIUS. Ndërsa deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm në komisionin e Sigurisë.
(s.g/BalkanWeb)