Britania: Zgjedhjet pozitive, korrigjoni parregullsitë
Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, David Miliband ka uruar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të para pas pavarësisë. Ai u ka bërë thirrje liderëve, të shfrytëzojnë këtë mundësi për t'iu ofruar qytetarëve të Kosovës përmirësimin e shërbimeve lokale.
Zgjedhjet e para pas pavarësisë, sipas Milibandit, kanë tërhequr pjesëmarrjen e gjerë të komuniteteve në Kosovë - dhe janë pikë kritike për krijimin e demokracisë së fortë multietnike.
Miliband ka mirëpritur suksesin e këtyre zgjedhjeve, megjithatë pohon se ka disa parregullsi të raportuara gjatë këtij procesi zgjedhor. Ai u ka bërë thirrje partive politike që këto parregullsi t'i zgjidhin nëpërmjet Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa dhe ka kërkuar prej tyre t'i qëndrojnë besnik zotimit për përmbushjen e standarde ndërkombëtare edhe në raundit e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, në muajin dhjetor - si dhe për zgjedhjet në pranverë që do të mbahen në komunat Partesh dhe në Mitrovicën Veriore.
Liderët e Kosovës - thekson Miliband - duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të punuar së bashku në nivel kombëtar dhe atë lokal, dhe bashkë me komunitetin ndërkombëtar të përmirësojnë shërbimet lokale për komunitetet e tyre, përfshirë këtu edhe implementimin e plotë të decentralizimit.
"Me këtë gjë, ata do t'i ndihmojnë të gjithë njerëzit në Kosovë të shënojnë progres drejt ardhmërisë evropiane", ka theksuar Miliband.