Greqi, vazhdon protesta e të burgosurve
Sipas të dhënave nga burime zyrtare në vendin fqinj, të dënuarit refuzuan një plan të qeverisë për të zgjidhur çështjen e mbipopullimit të burgjeve, që sipas tyre është "e pamjaftueshme".
Po sipas këtyre burimeve, greva vazhdon në rreth 20 burgje të vendit, ku të burgosurit vazhdojnë prej disa ditësh të refuzojnë ushqimin e burgut, por disa prej tyre ushqehen në qeli individualisht.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të dënuarit e burgut të madh të Korydallos e kanë braktisur grevën, por listës së madhe të burgjeve që po e vazhdojnë, iu shtua burgu i Qipros.
Kërkesat, që përfshijnë heqjen e masave disiplinore që konsiderohen si më të këqijat në Evropë, u bënë nga studentët, të cilët sot do të marshojnë në Athinë me rastin e 36 vjetorit të revoltës së Politeknikut kundër regjimit të Kolonelëve.
Të dënuarit kanë kërcënuar se do ta transformojnë protestën e tyre në një "grevë të përgjithshme të urisë", si ajo e një viti më parë që shkaktoi edhe vdekjen e një të burgosuri, nëse kërkesat e tyre nuk do të pranohen.