E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalai Lama: Në Kinë, ndryshime të mëdha

"Në këto 60 vitet e fundit ka pasur katër periudha, nga Mao te Hu Jintao. Kina ka dëshmuar se ka kapacitetet për t’u përshtatur me ndryshimet. Dhe në Kinë vihet re tendenca për të kërkuar më shumë liri të shprehuri. Edhe presidenti Obama e përmendi qartë lirinë e shprehjes dhe besoj se kjo ka shumë rëndësi. Jam i bindur se populli kinez është i aftë të vendosë për më të mirën dhe për këtë, liria dhe liria e informacionit kanë një rol thelbësor", deklaroi Dalai Lama.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e komunitetit ndërkombëtar për zhvillimin demokratik në Kinë. Sipas tij "komuniteti ndërkombëtar ka detyrën për ta shtyrë Kinën përpara në këtë drejtim".

"Kina është një nga kombet më të fuqishme në botë dhe veç të tjerash, më e populluara. Jam i bindur se Kina nuk mund ta shmangë rrugën drejt lirisë dhe demokracisë", deklaroi udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›