Britania arrestoi 6 të dyshuar për terrorizëm

Policia britanike arrestoi gjashtë persona lidhur me dyshimet për terrorizëm.
Policia tha se pesë meshkujt dhe një femër ishin arrestuar lidhur nën dyshimet për urdhërimin, përgatitjen dhe nxitjen e akteve terroriste.
Të arrestuarit i takojnë grupmoshës 18 deri 30 vjet, ndërsa u zunë nga policia në pjesën perëndimore dhe jugore të Londrës.
Policia theksoi se arrestimet nuk kanë të bëjnë me Lojërat e ardhshme Olimpike.