E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney kalon Obamën

Kandidati i republikanëve për president, Mitt Romney, është duke kryesuar kundrejt presidentit aktual të SHBA-së, Barack Obama, pasi që ai u mbështet nga 47 për qind e të anketuarve, ndërsa Obama nga 44 për qind, dëshmoi anketa më e re e bërë nga agjencia Rasmussen.

Edhe pse në anketën e javës së kaluar, pas vendimit të Gjykatës Supreme për reformën e sigurimit shëndetësor Obama e kaloi për një për qind Romneyn, ish-guvernatori i Masachussetsit këtë javë sërish e mori përsipër kryesimin.

Sipas hulumtimeve të agjencisë Rasmussen, votuesit konservatorë aktualisht janë duke përcjellë më shumë situatën politike në SHBA, 51 për qind prej tyre theksuan se po përcjellin për çdo ditë fushatën zgjedhore, ndërsa në mesin e votuesve liberalë këtë po e bëjnë 34 për qind prej tyre.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më 6 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›